3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

E moshuara lidhet këmbë e duar dhe më pas vritet

Më të lexuarat

Një grua e moshuar është gjetur e lidhur duar e këmbë dhe më pas është vrarë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një fshat të Tiranës.

Burime nga policia thanë se në sallës operative Tiranë ka ardhur një telefonatë se në fshatin Mihajas të Njësisë Administrative Bërzhitë, në banesën e saj është gjetur e vdekur shtetasja F. H., 74 vjeçe.
Menjëherë u ngrit grupi hetimor dhe shkoi në vendngjarje.
Nga këqyrja paraprake e kufomës dyshohet se e moshuara është lidhur këmbë e duar dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e asfiksisë si pasojë e bllokimit të rrugëve respiratore.
Nga informacionet e marra kjo shtetase jetonte e vetme (e ve).
Kufoma do të dërgohet pranë Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e autopsisë nga mjeku ligjor.
Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit