1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

E mbijetuara e tragjedisë së Kombinatit, Blerta dëshmitare në 3 vetëvrasje, shoku i babait: Ja çfarë ndodhi në 2005

Më të lexuarat

Në emisionin “Me zemër të hapur” në News 24 me autore Evis Ahmetin u dëgjuan dëshmi të reja në lidhje me tragjedinë e rëndë të ndodhur në Kombinat ku nënë e bijë u vetëflijuan duke mos ngrënë ushqim gjë që i çoi drejt vdekjes me qëllim që të arrinin ringjalljen në një jetë më të mirë.

Ramadan Kondi, shok me babanë e vajzave thotë se e vetmja e mbijetuar, Blerta ka parë jo vetëm fundin e motrës dhe nënës, por edhe të babait. Ai thotë se vajza ka qenë dëshmitare në momentet që i ati u vetëvra, duke u hedhur nga lartësia.

Ti vetë si e ke mësuar këtë ngjarje?
Nëpërmjet medias. I njihja të dy prindërit edhe vajzën e madhe ia njihnim, u shqetësuam jashtë mase. Të dyja familjet, si e babait dhe nënës janë nga dy familje me shumë kulturë. Përgjithësisht të arsimuara dhe me marrëdhënie të përsosura atje ku kanë jetuar.

Çfarë mund të ketë ndodhur me to?
Ka shumë faktorë këtu. Duhet të kuptojmë që ne si shqiptarë jemi të paedukuar me fenë. Kjo ka të bëjë me problemet social-ekonomike sidomos edhe humbja e babait të këtyre vajzave. Ajo që më shqetëson më shumë është se ngelën edhe pa përkrahje. Zhaneta kishte të ardhura minimale, vajzat kishin kërkesa të larta për jetën se ishin të edukuara, ndaj kanë zënë vend në atë boshllëkun e tij njerëz të tjerë.

Si u përjetua vrasja e babait, shokut tuaj në 2005?
Ishte një fatkeqësi e madhe, pati goxha ndjeshmëri

Vajza ka qenë dëshmitare, e ka parë?
Po vajza ka qenë dëshmitare me sa di unë.

Si vijoi jeta e kësaj familje?
Kur kanë ardhur në Tiranë edhe unë kam jetuar në Kombinat, por nuk e kam njohur veprimtarinë e tyre këtu.

Babai i vajzave shkonte në ndonjë sekt fetar?
Dëshmitarët e Jehovait në Përmet kanë pasur një ndikim jo të vogël Shumë prej influencës te femrat. Me sa di unë ai ka qenë njeri i mbyllur në vetëvete. Nuk e di me saktësi që ai të ketë pasur frekuentim të këtyre

Ju kur keni komunikuar për herë të fundit?
Kam pirë një kafe 2 vjet para se të vetëvritej babai i vajzave. Ajo çfarë ka parë kjo vajzë goditja psikologjike është e paparë. Kur thanë merret e pandehur u revoltova shumë. Ajo duhet marrë në mbikëqyrje nga psikologët se kanë qenë shumë të ndjeshme si persona, edhe një fjalë po t’ju thoje i rëndoje i vrisje jo më gjëra të tilla.

BalkanWeb

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit