1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

E majta apo e djathta? Rezultatet e para të zgjedhjeve të BE-së

Më të lexuarat

Ja kush kryeson aty ku një islamofob i tërbuar synon të qeverisë vendin

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian u hapën në Holandë dje, më 6 qershor, dhe ndërkohë që priten rezultatet e para zyrtare, exit poll-t tregojnë një fitore nominale të partive të majta të bashkuara rreth Partisë së Gjelbër.

Holanda ka 31 përfaqësues në Parlamentin Evropian dhe sipas sondazheve, koalicioni i mbledhur rreth partisë së Gjelbër do të ketë tetë vende.

Partia e ekstremit të djathtë të udhëhequr nga Geert Wilders pritet të marrë shtatë mandate.

Katër vende do të shkojnë për partinë e ish-kryeministrit holandez Mark Rutte dhe tre vende për partitë e tjera të krahut të djathtë që janë në koalicion me Ëilders në nivel shtetëror.

Mandatet e mbetura, së bashku me konfirmimin e rezultateve paraprake, do të shpërndahen të dielën, kur pjesa tjetër e Evropës do të mësojë për anëtarët e rinj të Parlamentit Evropian.

Ankthi i këtyre zgjedhjeve e ka emrin “ekstremi i djathtë”, pasi partitë e këtij ekstremi po kanë një offensivë të dukshme politike, ngjashëm si para Luftës së Dytë Botërore. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit