Yll i Youtube-s ishte larguar nga aeroplani i Delta për shkak se kishte folur arabisht me nënën e tij dhe shokët, thuhet sipas llogarisë së tij të postuar në rrjetet sociale.
Adem Saleh, 22 vjeçar yll i Yotubes nga Nju Jorku, ka postuar videon ku ai është larguar nga aeroplani i udhëtimit me Delta. Ai thotë se kur ka folur arabisht pasagjerët janë ndier të pasigurt nga fjalët e tij dhe kanë thirrur stjuardesat.
Ai ishte duke udhëtuar nga Londra për në Nju Jork me shokun Slim Albaher, një personalitet në Yotube, i cili po ashtu ishte larguar nga aeroplani. Video e tij është parë nga milion njerëz dhe shpërndarë me qindra e mijëra herë, duke kundërshtuar këtë cfarë bënë këta të fluturimit Delta./KohaIslame
https://twitter.com/omgAdamSaleh/status/811531782982078464?ref_src=twsrc%5Etfw