1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

“E kundërshtova Asadin sepse kërkoi që të vras popullin tim”

Më të lexuarat

Gjenerali sirian 48 vjeçari Muhammed Leyla i cili ka ikur nga lufta civile në vendin e tij, është vendosur në Reyhanli të provincës Hataj në jug të Turqisë. Ai thotë se e ka marrë malli për ditët pa luftë në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Leyla për gazetarin e AA-së tha se gjatë kohës sa ishte kapiten për 10 vjet ka qenë mbrojtës i babait të Bashar Al-Asad-it, Hafëz Asad-it, ndërsa në pallatin presidencial ka qenë 13 vjet komandanti i mbrojtjes së Bashar Al-Asad-it dhe nën dispozicionin e tij ka patur 50 ushtarë.

“I kam shërbyer 23 vjet ushtrisë siriane. E gjithë kjo përfundoi si komandant i mbrojtjes së Asadit në pallatin presidencial. E kundërshtova Asadin sepse kërkoi që të vras popullin tim.
Dymbëdhjetë gjeneralë ikëm nga Damasku dhe u vendosëm në Hama. Nuk e di se ku shkuan komandantët tjerë. Unë kalova në radhët e opozitës, ku qëndrova kundër Asadit për dy vjet e gjysëm. Lufta dhe lotët nuk mbaronin në vendin tim, dhe meqë nuk mundeshim të vazhdojmë të jetojmë nën bombardime, mora familjen time dhe erdha në Turqi”, tha komandanti Leyla.

Gjenerali sirian para një viti ka arritur në Reyhanli. Ai thotë se përmes televizionit i ndjek zhvillimet në vendin e tij dhe rikujton me nostalgji të kaluarën në uniformën dhe fotografitë e ushtrisë.

– Tre herë baba i fëmijëve binjakë –

Leyla tha se janë duke jetuar në shtëpi një dhomëshe. “Kam tre binjakë, 11 muajsh, 8 dhe 17 vjeçar. Gjithsej jam baba i 8 fëmijëve. Nevojat e përditshme na i ofrojnë fqinjët tanë. Kemi vështirësi financiare por fëmijët e mi janë të gjallë dhe kjo është më e rëndësishme se gjithçka”, tha gjenerali sirian.

Ai tha se një vajzë e tij ka mbetur në Damask dhe është e sëmurë. “Shpresoj që një ditë ta shoh edhe ate pranë meje. Falënderojmë shumë Turqinë që na përqafoi”, shprehet mes tjerash Leyla.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit