Shefi i diplomacisë gjermane, Frank Walter Steinmeier, e ka quajtur lajm të mirë krijimin e Gjykatës Speciale, si një borxh që ia ka Kosova historisë dhe gjeneratave të reja. Ai tha se krijimi i kësaj gjykate nuk duhet të kuptohet favor për bashkësisë ndërkombëtare, por për vetë shtetin e Kosovës.
“Kosova i bën favor historisë së saj dhe gjeneratave të reja me krijimin e Gjykatës, sepse ka përgjegjësi ndaj historisë që t’i shtjellojë çështjet (e caktuara) përmes kësaj Gjykate”, ka thënë Steinmeier, ministër i jashtëm i Gjermanisë. Këto komente, ai i bëri gjatë vizitës së tij zyrtare në Prishtinë, i cili ka zhvilluar takime të ndara me krerët e shtetit.
Kryediplomati gjerman tha se ballafaqimi me të kaluarën është edhe një mesazh që përçon Kosova drejt të ardhmes së saj evropiane. “Gjykata Speciale do të themelohet dhe ky në asnjë mënyrë nuk është lajm i keq, por ky është lajm i mirë”, tha Steinmeier në një konferencë me gazetarë pas takimit me kryeministrin Isa Mustafa…