29.6 C
Pristina
Wednesday, June 29, 2022

Ish-truproja i Sali Berishës: Ja çfarë di unë për luftën e UÇK-së

Më të lexuarat

Në dritën e zhvillimeve të fundit, kur po flitet për luftën e UÇK-së dhe ndikimin e shtetit shqiptar në këtë luftë, ish-truproja e Sali Berishës ka dhënë një intervistë për Ditën.
“Pa ekzistencën e UÇK, pa nisjen e luftës çlirimtare nga ana e saj, pa aleancat e saj të qëlluara me faktorin ndërkombëtar, Kosova do të vazhdonte të ishte edhe sot nën thundrën serbe”.
 
“Dora e fshehtë serbe ka qenë shumë e gjatë në Shqipëri e sidomos në Kosovë. Dihet ndikimi serb në ardhjen e Zogut apo Enverit në krye të Shqipërisë, por unë do të ndalem pak tek Ramiza Alia dhe ata që zgjodhi ai për vazhdimësinë e klanit të tij, që ka qenë klani më antishqiptar e më proserb që ka drejtuar ndonjëherë Shqipërinë”.
 
“Në vitet 90-91 u vendos të krijimi i grupeve të armatosura dhe dërgimi i tyre në Kosovë për fillimin e luftës çlirimtare. Këto kanë qenë bërthamat e para luftarake dhe kuptohet që do të pasoheshin me krijimin e UÇK-së. Kuptohet këto grupe u krijuan me dijeninë e shtetit shqiptar e ndihmën, që më vonë doli se nuk ishte e tillë, por një tradhti ndaj tyre nga ana e Shqipërisë dhe shërbimit të saj sekret me në krye Irakli Koçollarin”, thotë Haxhia.
 
Ai premton se do të flasë për rolin e Gazidedes, por edhe për një ngjarje të rëndësishme: zhdukjen e Remzi Hoxhës. /mapo.al/.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit