Në vitin 1988, Charles O’Rear shkrepi një foto natyre që do të bëhej një nga më të shikuarat në epokën dixhitale. Bill Gates e bleu këtë fotografi që u bë në distriktin Sonoma të Kalifornisë dhe e përdori si ikonë në Windows XP, një pamje me të cilën u mësuan miliona veta.
Por nëse do të shkonit në këtë vend ditët e sotme, nuk do të mundeshit dot ta njihnit. Nga një vend që të falte qetësi, sot ai është shndërruar komplet. Në këtë vend bari i gjelbër është zëvendësuar me hardhitë dhe barishtet e tjera të zverdhura. Shumë njerëz kanë reaguar në rrjetet sociale, duke kritikuar autoritetet që nuk e kanë mirëmbajtur zonën.