2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

E habitshme: Festë dhjetëditore, shumica e japonezëve jo të kënaqur me pushimet e gjata!

Më të lexuarat

Për abdikimin e perandorit më 30 prill, punëtorët japonezë do të gëzojnë një festë të pashembullt 10-ditore, si shenjë e një dite të veçantë të kombinuar me “Javën e Artë” tradicionale në maj.

Por, së paku sipas mediave të huaja, jo të gjithë janë duke i hapur shishet e shampanjës në Japoninë, në të cilën jetojnë njerëzit e njohur si shumë punëtorë.

“Të jem i sinqertë, nuk di se si ta kalojmë kohën kur na jepen papritur 10 ditë pushim”, ka thënë punonjësi financiar 31-vjeçar Seishu Sato.

“Nëse doni të udhëtoni, do të jetë e mbushur me njerëz kudo dhe shpenzimet e udhëtimit janë rritur … Mund të përfundoj duke qëndruar në shtëpinë e prindërve”, ka thënë ai.

Madje, një sondazh i së përditshmes Asahi Shimbun ka treguar se 45 për qind e japonezëve “ndjehen të pakënaqur” për pushimet e gjata, me vetëm 35 për qind që thanë se “ndjeheshin të lumtur”.

“Unë nuk do të jem në gjendje të marr ditë pushimi, përkundrazi, do të jemi shumë të zënë”, ka thënë Takeru Jo, një punëtore 46-vjeçare në një piceri.

Megjithatë, shumë presin që Tokio dhe qytete të tjera të mëdha të zbrazen ndërsa japonezët shfrytëzojnë mundësinë e rrallë për një udhëtim jashtë shtetit.

“Shumica e turneve tona për periudhën e pushimeve ishin shitur vitin e kaluar”, tha Hideki Wakamatsu, një zëdhënës i Agjencisë së Udhëtimit Nippon, duke shtuar se shumë të tjerë ishin në listën e pritjes.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit