3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

“E gjithë bota është kundër zhvendosjes së ambasadës amerikane në Jerusalem”

Më të lexuarat

BRUKSEL (AA) – Ministri i Jashtëm i Republikës së Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka theksuar se plani i qeverisë amerikanë për shpalljen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit do të sjellë kaos në vend të paqes dhe stabilitetit, raporton Anadolu Agency (AA).

I ndodhur në Bruksel për të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s, Çavuşoğlu, i është përgjigjur pyetjeve të një gazetari amerikan para takimit me sekretarin amerikan të shtetit, Rex Tillerson.

“Do të jetë gabimi më i madh. Në vend të paqes dhe stabilitetit do të sjellë kaos në rajon. Qëndrimi i Turqisë është i qartë”, theksoi kryediplomati i Turqisë.

Duke vënë në dukje se ndaj këtij hapi të SHBA-ve jo vetëm bota muslimane, por është kundër e gjithë bota, Çavuşoğlu, ka njoftuar se këtë çështje e ka sjellë në rendin e ditës edhe në takimet e mëparshme me Tillerson dhe se sërish do ta paraqesë në bisedimet dypalëshe.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë deklaruar se presidenti amerikan, Donald Trump “do të shpallë se SHBA-ja njeh Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit” dhe se “do të njoftojë që ka dhënë udhëzimin për zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem”.

Gjithashtu edhe zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, në një deklaratë ishte shprehur se Trump do të komunikonte sot vendimin e tij në lidhje me zhvendosjen e ambasadës amerikane.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit