21.7 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

“Liderët muslimanë të bashkohen në thirrjen e Erdoğanit për Jerusalemin”

Më të lexuarat

“Liderët muslimanë duhet të bashkohen në përputhje me thirrjen e Presidentit Erdoğan, të forcojnë pozitat e tyre, të ngrenë zërin e tyre. Ata duhet t’i japin Trumpit një mesazh të qartë”, tha Xhemal

WASHINGTON (AA) – MUHAMMED BİLAL KENASARİ

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Amerikan të Organizatave Muslimane (USCMO) Usame Xhemal, në një deklaratë në lidhje me fjalët e presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan se “Jerusalemi është vija e kuqe për muslimanët” tha se “Liderët muslimanë duhet të bashkohen në përputhje me thirrjen e Presidentit Erdoğan, të forcojnë pozitat e tyre dhe të ngrenë zërin e tyre”.

Xhemal ka folur për gazetarin e Anadolu Agency (AA) lidhur me fjalët e presidentit Erdoğan se “Jerusalemi është vija e kuqe për muslimanët. Marrja e një hapi të tillë, mund të shkojë deri në shkëputjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin”.

“Liderët muslimanë duhet të bashkohen në përputhje me thirrjen e Presidentit Erdoğan, të forcojnë pozitat e tyre dhe të ngrenë zërin e tyre. Ata duhet t’i japin Trumpit një mesazh të qartë se një hap i tillë do të rrezikojë marrëdhëniet e SHBA-ve me vendet muslimane”, deklaroi Xhemal duke i bërë thirrje liderëve muslimanë.

Ai vuri në dukje se ka patur shumë reagime në lidhje me pretendimet e Trumpit se do të njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe që do të zhvendosë ambasadën amerikane në Jerusalem. Xhemal tha se reagimi më i qartë ndaj Izraelit ka ardhur nga Turqia.

“Vetëm Erdoğan ngriti retorikën e tij kundër Izraelit në nivelin më të lartë dhe ka cekur se kjo çështje nuk është vetëm një çështje e Palestinë por një çështje e umetit. Në këtë çështje do të shikojmë nëse liderët e tjerë muslimanë do të mbështesin në këtë përgjegjësi dhe nëse do ta bëjnë më të qartë këtë vijë të kuqe apo jo”, tha Xhemal.

Pasi ka cekur ndër të tjera se Jerusalemi është një qytet i shenjtë për muslimanët, Xhemal tha se “Ky qytet përkundër deklaratave izraelite ka qenë një qytet i sigurtë në duart e muslimanëve për të gjitha fetë abrahamike”.

“I nderuar Trump, Jerusalemi është vija e kuqe për muslimanët. Marrja e një vendimi të tillë si shenjë mbështetjeje për Izraelin, në një kohë kur vazhdon të rrjedh gjak nga plagët e popullit palestinez, kur çdo ditë vazhdojnë shkeljet e të drejtave, persekutimet dhe presionet, nuk është vetëm një shkelje e së drejtës ndërkombëtare, por edhe goditje e rëndë ndaj ndërgjegjes njerëzore”, ka thënë presidenti Erdoğan nnë lidhje me pretendimin se SHBA-të do të njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Presidenti amerikan Trump ka shpalosur qëndrimin e tij për zhvendosjen e ambasadës së SHBA-ve nga Tel Avivi në Jerusalem gjatë bisedave telefonike që ka zhvilluar me presidentin palestinez Mahmud Abbas, kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe Mbretin e Jordanisë, Abdullah II.

Trump gjithashtu për këtë çështje ka zhvilluar biseda telefonike edhe me presidentin egjiptian Abdel Fattah el-Sisi dhe Mbretin e Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz.

Sipas ligjit të vitit 1995 për Ambasadën në Jerusalem, parashikohet që qeveria e SHBA-ve të zhvendosë ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jerusalem. Por, ligji në fjalë që prej 21 vitesh në periudhat e presidentëve Bill Clinton, George W. Bush dhe Barack Obama shtyhej çdo 6 muaj me arsyetimin për “sigurinë kombëtare”.

Trump, i cili gjatë fushatës presidenciale premtoi të zhvendoste ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem, mund të shpallë sot vendimin e tij në këtë drejtim. Palestinezët reagojnë ashpër ndaj këtij hapi i cili do të nënkuptojë njohjen e “Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit