1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

E drejta e Shamisë, një rrugë me konvencione laike

Më të lexuarat

Përmbajtja

Dhe sërisht mendoj se, në një rrugë ku mungon ndriçimi, është detyrë që dikush të instalojë rrjetin.

Që rruga të bëhet e shkelur…

Shpeshherë, këndvështrimet e ndryshme ndaj çështjeve, na bëjnë të mendojmë se me patjetër mendimi ynë është i drejti dhe i duhuri. Në fakt mund të jetë pa diskutim, ama harrojmë një elemnt të rendësishëm…i drejtë në raport me çfarë?

I drejtë në raport me cilin kënd dhe qasje të dhe ndaj çështjes?

Dhe te dashuruar me mendimin tone, sepse i tillë është njeriu, e dashuron vetveten, harrojmë të kujtojmë se ne këtë timeline, nuk jemi vetëm ne, dhe mbi të gjitha, nuk jetojmë e punojmë vetëm për ne.

Nëse sot si nënë do të mjaftohem me ato që mjaftohesha para 10 viteve, do të thotë se ka akoma shumë për tu pjekur e rritur brenda meje.

Deri kur duhet ta fokusoj vëmendjen dhe energjitë e prespektivën te Unë?

Personalisht e kam lënë prapa, është radha e fëmijëve të mi, sidomos atyre vajza.

Ajo që ka kaluar ne këto 25 vite për mbijetesë e konfirmim nuk ka asnjë rëndesi ne raport me 25 vitet që presin shpirtin e tyre të lirë. Dhe vitet vijnë me ligjësi dhe konvencione të reja.

Nuk do të mjaftojë konfirmimi, do të duhet afirmim, forcë dhe mbrojtje. Sepse nderkohe që një “trup” i fokuson energjitë e tij te ndjesitë brenda vetes, harron se kjo është vetëm perceptimi i tij emocional për botën dhe nga bota. Ndoshta duhet t,i besojë pak më shumë mendimit të shëndoshë për të ngritur mekanizma funksional mbrojtës e parandalues, në vend që të shijojë kujtimet e konfirmimit të një uni në rritje.

Ndërkohë, dikush është rritur tashmë…do tju duhet vetëm pak kohë e pak rrugë, e sigurisht mësimi i sinjalistikës së rrugës, ndryshe rruga mund tju duket pa krye e një kaos.

Une e shoh rrugën, dhe është e shkelshme…

Rrugë të mbarë.

Edlira Durmishaj

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit