0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

E doni “votën time”, një moment ju lutem! – thotë hoxha nga Prizreni

Më të lexuarat

Sa herë na trokasin në derë zgjedhjet pas tyre kemi edhe premtime që as mendja s’ta merr që je tu jetu në Kosovë, bile bash me i dëgju premtimet milionëshe, qindra mijëra vende pune ta merr mendja se Kroacia, Sllovenia, Austria janë shumë larg Kosovës.
Por meqë jeni të përgatitur për një grumbull gënjeshtrash, atëherë kam edhe unë ca kërkesa të cilat për mua janë shumë themelore, në radhë të parë si qytetarë i Kosovës, pastaj si një Besimtarë Musliman.
Atëherë n’gom mirë :
●Nëse ndonjëherë ke premtuar e se ke mbajte premtimin mos të shohë para meje!
●Nëse ndonjëherë ke bërë ndonjë marrëveshje që ka qenë në dëm të Kosovës ose të Muslimanëve mos u dok këndej pari!
●Nëse je pasuruar në mënyrë të “ndershme”, mos më dil para se të them “hajn”.
●Nëse ndonjëherë ke fyer në ndonjë mënyrë fenë Islame ose Muslimanët të kam armik.
●Nëse ndonjëherë ke ngritur zërin në kundërshtim të mbulesës, mjekrës, ose të ndonjë parimi te Islamit, më ke kundërshtar deri sa të vdes.
●Nëse nuk ke qenë produktiv harroje votën time.
●Nëse ke votuar kundër ose ke abstenuar ndaj ndonjë kërkese të komunitetit Islam harroje qe ta jap mundësin të e kesh besimin tim.
●Nëse je i pashkolluar, ik ore.
●Nëse publikisht e ke fyer ne ndonjë mënyrë dikën, je idiot!
●Nëse ke shkelur ligjin te cilin e kanë miratuar koleget e tu, ti as vetën tënde nuk e respekton.
●Nëse i përkrah Homoseksualët mbase je edhe ti i tillë!
●Nëse i përkrah festat e Alkoolit je pijanec.
●Nëse ke fyer ndonjë aleat që unë e kam të përzemërt edhe mua nuk me donë.
●Nëse mendon që muslimanët janë “Terroristë” unë mendoj se nuk e meriton besimin e tyre.
●Nëse ne një formë ose tjetër i ke persekutuar Muslimanët ose të zgjedhurit e tyre ti meriton burgun je fashistë.
●Nëse ke provuar me e ndalë zërin në minare, nuk je asgjë më shumë se një komunist pa lider!
●Nëse ke keqpërdorur në ndonjë formë detyrën, ti edhe më do të vazhdosh.
●Nëse e fuqizon HARAMIN (Te ndaluarën) atëherë e kam te ndaluar te zgjedhë ty.
●Nëse asnjëherë nuk e ke ngritur zërin për interesat Kombëtare, ose nuk ke ndërgjegjësuar për bashkim Kombëtar duhet me ta heq nënshtetësinë
●Nëse nuk e ke deklaruar pasurin tënde nga e ke fituar mendoj që e ke fituar HARAM.
●Nëse asnjëherë nuk e ke shkelur pragun e xhamisë, harroje votën time.
●Nëse turpërohesh pse je Musliman edhe unë turpërohem nga ti
●Nëse ke marre harraq, assesi mos të shoh!
●Nëse e dekoron qytetin për festat krishtere dhe të njëjtën nuk e bën për ato islame je dyfytyrësh.
●Nëse kundërshton kërkesën për ndërtimin e xhamive unë do të kundërshtoj ty.
●Nëse NUK KE NJË STRATEGJI TE SAKTË NE RAPORT ME MUSLIMANËT je budalla.
●Nëse ke lidhur aleance me grupet e lartpërmendura je si ata.
●Nëse punon me standarde të dyfishta ne raport me muslimanët kësaj here nuk e hamë forën.
●Nëse mendon se ne Muslimanët jemi më pak Shqiptar e vërteta qëndron se ti nuk e njeh të kaluarën tënde.
●Nëse mendon se ata që janë nëpër xhamia janë të prapambetur, ti je një i poshtër.
●Nëse përkrah ndonjë shoqatë me antivlera, je i fëlliqur.
●Nëse e përkrah ndonjë shoqatë, organizatë që ka për qëllim shkatërrimin e Islamit je si ata.
●NËSE I KE GJITH KËTO VOTËN TIME DHE TË FAMILJES SIME NUK E KE,POR SIGURISHTË JE KANDIDAT POTENCIAL QE DO TI FITOSH VOTAT DHE DO TË JESH DEPUTET FATKEQËSISHT.
Atëherë si përfundim vendosë
“STAND UP, SHOW UP OR SHUT UP” ose ZHDUKU (Provoje përktheje këtë te fundit me google translate)
Mandej po thonë Muslimanet nuk kane kujt të i japin votën!
Hoxhë Enes Limani

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit