Hetuesit mësynë në zyrat e Cambridge Analytica në Londër, në mesin e një debati të madh, që lindi pas akuzave se të dhënat personale janë shfrytëzuar gjatë fushatës elektorale të DonalD Trumpit.
Cambridge Analytica u ndalua në Facebook, dhe duke folur për CNN, themeluesi Mark Zuckerberg kërkoi falje për këtë “shkelje të besimit”.
“Ishte një shkelje besimi e madhe dhe më vjen vërtetë keq. Ne kemi një përgjegjësi themelore që të mbrojmë të dhënat e njerëzve dhe nëse nuk e bëjmë këtë, nuk e meritojmë të kemi mundësinë t’i shërbejmë njerëzve. Përgjegjësia jonë është të sigurohemi që kjo nuk do të ndodhë sërish”.
Pas skandalit njerëzit po bëjnë pyetje se çfarë lloj informacioni ka Facebook-u për përdoruesit e tij?
Ja se si mund ta gjeni se çfarë informacionesh zotëron Facebook në lidhje me ju.
Hyni në Facebook (log in)
Shkoni tek “Settings”
Në fund, klikoni tek “General Accunt Settings dhe klikoni mbi ‘Download a copy of your Facebook data’ (Shkarko një kopje të të dhënave të tua personale).
Vendosni adresën tuaj të emailit në dritaren që hapet.
Kur të dhënat të jenë gati, do ju kërkohet të vendosni edhe një herë fjalëkalimin.
Filloni të lexoni.