3.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

E dini ligjëratën prej një fjale që përloti të gjithë xhematin?

Më të lexuarat

Dr. Shefik Kurdic përmend se në një rast Hasan El-Basriu mbajti një fjalim i cili përbëhej nga një fjalë…

Hasan El-Basriu, njëri nga kolosët e këtij umeti, njëherë u ngrit para muslimanëve që e dinin se ç’është Kurani dhe feja dhe tha: “Kurani, Kurani!”

Dhe të gjithë që ishin prezent filluan të qajnë…”

Filluan të qajnë sepse e dinin vlerën e Kuranit, e dinin se fjalët e Cilit janë. E dinin se lexojnë fjalët e Allahut të Madhërishëm.
Filluan të qajnë sepse e përkujtuan Allahun, filluan të qajnë nga dashuria dhe malli për të Dashurin.

Filluan të qajnë sepse frikoheshin nga dita e Llogarisë për të cilën Kurani flet. Lotët filluan të dalin kur kujtuan xhenetin që Kurani i gëzon me të.

Po vallë, çfarë ndodh me ne, ku janë lotët tona kur përmendet Kurani?
A na dalin lotët kur dëgjojmë leximin e Kuranit?

Për fat të keq sytë tanë janë të thatë nuk kanë lot.

Kemi harruar se leximi i Kuranit është mirësi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit