Një grua nga Prishtina është ankuar në polici se po ka kërcënime të vazhdueshme.
Kërcënimet ajo ka thënë se po i vijën nga djali i saj tash e një kohë të gjatë, njofton Klan Kosova.
Ajo është rrëfyer në polici se i biri e kishte detyruar ta shiste shtëpinë që ishte në emrin e saj dhe pastaj e kishte dëbuar nga shtëpia.
Policia, pas dëgjimit të dëshmisë, e ka arrestuar të dyshuarin dhe me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.