2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

E çuditshme: Në këtë qytet të Kosovës, trotuari bëhet mbi varre!

Më të lexuarat

E çfarë nuk po shohim kohëve të fundit, e tillë është edhe pamja që disa ndjekës të portalit KohaIslame i kanë dërguar disa fotografi redaksisë, se si në Komunën e Shtimes trotuari i ri është ndërtuar mbi varreza dhe ashtu e tillë po vazhdon të punohet mbi to.

Familjarët thonë se aty janë eshtrat e Halit Rashitit dhe se nuk do të lejojnë zhvendosjen, shkaku i amanetit.

Ekrem Rashiti, familjar i të ndjerit, ka thënë se e gjithë lagjja po e kundërshton këtë rivarrim, ndaj nuk do ta lejojnë as mjekësinë ligjore të intervenojë.

“Komuna e ka marrë pëlqimin për me e realizu projektin, por jo edhe për largimin e varrit. Ne si lagje nuk po lejojmë të rivarroset familjari ynë, sepse prindi i tij e kishte lënë amanet që sa herë të zgjohej në mëngjes ta shohë varrin e të birit para lagjes sonë. Sidoqoftë ky varr nuk pengon asgjë, madje as lëvizjen e qytetarëve, sepse është ngushtuar dhe është mbuluar shumica me kubëza të betonit. Pra, nuk do ta lejojmë askënd që ta rivarrosë atë”, ka thënë Rashiti.

Shqipe Rexhaj, drejtoreshë për Planifikim Urban, Kadastër e Gjeodezi në Komunën e Shtimes, e ka konfirmuar se nuk kanë arritur ta bindin familjen për zhvendosjen e varrit. Komuna e Shtimes nuk ka arritur ta bindë as mjekësinë ligjore për zhvendosjen e këtij varri.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit