CIA ka krijuar një njësi të veçantë për të monitoruar programet e raketave bërthamore dhe balistike të Koresë së Veriut në mesin e frikërave se Kim Jong-un po planifikon testin e gjashtë bërthamor.
Koreja e Veriut ka akuzuar agjencinë amerikane të inteligjencës se është përpjekur të vriste Kim Jong-un me anë të një sulmi kimik, shkruan “Fox News”
“Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) ka themeluar një Qendër Misionesh kundër Koresë për të shfrytëzuar burimet, kapacitetet dhe autoritetet e plota të Agjencisë në adresimin e kërcënimit të raketave bërthamore nga Koreja e Veriut”, tha CIA në një deklaratë.
“Qendra e re do të anëtarësojë të gjithë oficerët me përvojë nga të gjithë agjencitë e tjera për të shfrytëzuar njohurite dhe kreativitetin e tyren kundër kërcënimeve të Koresë së Veriut”, shtonte deklarata.