Universiteti Boğaziçi në Istanbul do të jetë organizator i konferencës “Rishikimi i së drejtës ndërkombëtare pas Gazës”
Universiteti Boğaziçi në Istanbul do të jetë organizator i konferencës “Rishikimi i së drejtës ndërkombëtare pas Gazës”, transmeton Anadolu.
Në konferencën që do të mbahet më 3-4 gusht nga Fakulteti Juridik i Universitetit Boğaziçi do të diskutohet ligji ndërkombëtar, të drejtat e njeriut dhe sistemi politik global.
Nga universiteti njoftojnë se konferenca do të mbledhë së bashku më shumë se 100 ekspertë ligjorë nga vende të ndryshme të botës.
Në konferencë do të mbahen fjalime në tema si “Drejtësia për Palestinën dhe potenciali i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, “E Drejta Ndërkombëtare Humanitare: Aksesi, të Drejtat, Hapësirat Dixhitale dhe e Ardhmja”, “Të drejtat sociale dhe ekonomike në territoret e pushtuara palestineze” .
Ish-raportuesi special i OKB-së për Palestinën, Richard Falk, i cili u deportua nga Izraeli gjatë raportimit të shkeljeve të të drejtave të njeriut në Gaza, do të bëjë një prezantim me titull “Përpjekja e Gazës: A ka rëndësi ligji ndërkombëtar nëse nuk mund të zbatohet?”.
Ish-raportuesi special i OKB-së për Palestinën, Michael Lynk, i njohur për punën e tij mbi paligjshmërinë e vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor dhe praktikat e aparteidit, do të bëjë gjithashtu një prezantim.
Raportuesi special i OKB-së për të Drejtën e Strehimit, Balakrishan Rajagopal dhe ish-raportuesja speciale e OKB-së për të Drejtën e Ushqimit, Hilal Elver do të marrin pjesë në simpozium si folës.
/AA/