0 C
Pristina
Saturday, January 11, 2025

E ardhmja e kolegjeve GULISTAN në pikëpyetje. Mes tyre edhe universiteti i KMSH-së BEDER…

Më të lexuarat

Turqia ndërmerr hapa konkretë për nxjerrjen nga skena të rrjetit të kolegjeve Gulistan, medreseve dhe universiteteve, që janë nën administrimin e organizatës FETO.  Është pikërisht agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu Agency që njofton se fondacioni turk MAARIF ka marrë tashmë kompetencat e Institutit Kanadez të Teknologjisë, që është themeluar në Tiranë në vitin 2011. Me të njëjtën mënyrë transferimi po punohet edhe për hapjen e shkollave të tjera të ciklit 9-vjeçar dhe të mesëm.

Siç pohon edhe kjo agjenci, qëllimi është që “familjet të largojnë fëmijët e tyre nga shkollat e Organizatës Terroriste FETO, e cila e ka përcaktuar Ballkanin si bazë të saj.

Sigurisht që këtu aludohet për rrjetin e kolegjeve turke Gulistan, si “Mehmet Akif” e MIST në Tiranë, ‘Turgut Ozal’ në Durrës, ‘Hasan Riza Pasha’ në Shkodër etj.

Bie në sy edhe përmendja e dy universiteteve, që konsiderohen gjithashtu si prona të FETO-s, ose siç njihet ndryshe, organizata e Gylenit.

Po cilët janë këto dy universitete, që do të përballen me presionin e shtetit turk dhe a do munden vërtetë që t’i rezistojnë këtij presioni?

Njëri, që është i deklaruar, është universiteti EPOKA, i ndërtuar në Kashar, anës rrugës Tiranë-Rinas. Ndërsa tjetri është universiteti BEDER, si institucion që prezantohet nën administrimin e KMSH-së.

Cila do të jetë e ardhmja e nxënësve dhe studentëve që ndjekin këto shkolla në Shqipëri? Janë me mijëra të tillë, që përcjellin edhe ankthin e familjeve të tyre, të cilat janë duke paguar ndërkohë tarifat më të larta në vend për shkollimin e fëmijëve të tyre.

fryte.net

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit