0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Dyzet Këshilla (Bashkëshortit) Për Martesë Të Lumtur

Më të lexuarat

Kur bëhet fjalë për obligimet dhe të drejtat bashkëshortore, kryesisht u drejtohen bashkëshorteve dhe nga ato kërkohet që t’i përmbushin obligimet e tyre, përderisa shumë rrallë u drejtohen meshkujve, për t’i kuptuar të drejtat dhe detyrat të cilat ata i kanë ndaj bashkëshorteve të tyre.

Sipas udhëzimit të hadithit të Muham-medit s.a.v.s.: “Më të mirët në mesin tuaj janë ata të cilët janë më të mirët për familjet e tyre, e unë jam më i miri për timen”.

Qiftëve bashkëshortor do t’ua prezantojm ë disa këshilla, të cilat do t’u ndihmonin ta realizonin këtë të mirë dhe të zbatohet në jetë urdhëresa e All-llahut xh.sh.: “…Me ato (gratë) veproni mirë (jetoni)…”. (En-nisa :19).

1. Frika e All-llahut xh.sh. në të gjitha aspektet, veçanërisht sjellja e mire ndaj familjes.

2. Përkujdesja e vazhdueshme, sjellja e mire me familjen është mënyrë që t’i afrohesh All-llahut xh.sh.

3. Ndihmesa e ndërsjellë me bashkëshorten në përkushtim All-llahut xh.sh. ashtu që bashkëshorti ta nxis bashkëshorten që të merr pjesë me t ë në da’ve – thirrje, ashtu që në atë rrugë t’i sakrifikojë disa të drejta të saj.

4. Të stoliset me të vërtet me ca cilësi të mira siç janë: dashuria e sinqertë, besnikëria, sjellja e mire dhe pranimi përgjegjësisë..

5. Të kuptuarit e sinqertë përmes sjelljeve të mira, pranimi i përgjegjësisë, kujdesit, butësisë e jo përmes sundimit dhe dominim total.

6. Ruajtja e sekreteve të bashk ë shortes

7. Xhelozia është e pranishme, pa keqkuptime dhe pa hulumtimin e të metave.

8. Ndaje një pjesë të kohës për t’u ulur me bashkëshorten për të biseduar, për t’u argëtuar, mahitur, pa marr parasysh sa je i angazhuar – preokupuar.

9. Thirre me emrat me të dashur – të këndshëm për të, bisedo – diskuto me të butë dhe këndshëm.

10. Zbuloja atë që të pëlqen tek ajo, lavdëroja bukurinë dhe përputhshmërinë me rastin e përgatitjes së ushqimit si dhe në të gjitha rastet tjera.

11. Mos e lësho asnjëherë rastin pa e shikuar këndshëm, sidomos në disa situata.

12. Vepro me te gjithnjë me butësi, kurse kërkesat t’ua formuloi si propozime e jo si urdhra.

13. Mos mendo që ulja (rënja) e autoritetit është një lloj argëtimi sepse ajo do të shkaktoj formimin e ndjenjave të këqija.

14. Bisedo me bashkëshorten për dëshirat dhe planet dhe kërko mendimin e saj dhe pranoje atë.

15. Demonstro besim të plotë dhe besoja fshehtësitë

16. Lavdëroje dhe çmoje çdo gjë që bënë për ty pa marr parasysh sa e vogël do të jetë ajo, po edhe nëse me atë je mësuar.

17. Kushtoi kujdes të veçantë jetës së saj, në personalitetin e saj, dhe bëja me dije se ajo është në qendër të vëzhgimit tënd e jo në margjinat e mendimeve tuaja.

18. Mos e lësho rastin që ta shoqërosh ose t’i bashkëngjitësh në shëtitje ose në piknik.

19. Kërko falje kur të jesh i bindur që ke gabuar, ashtu që kërkimi i faljes nga ana e jote të jetë në frymën e mirëkuptimit e jo të ankimit.

20. Zbukuroju bashkëshortes tënde ashtu si të zbukurohet ajo ty.

21. Bëhu në anën e saj me simpati dhe dashamirësi si dhe mëshirë, sidomos kur ajo ka probleme shëndetësore.

22. Mos harro t’ia sjellësh atë që ka kërkuar pa marr parasysh sa e vogël është ajo.

23. Bëhu i butë në bisedë dhe dialog me të, përshtatu medimit edhe nëse bie ndesh me mendimin tënd.

24. Gjithnjë mbaj kontakt (me telefon) kur nuk je prezent, në udhëtim.

25. Dhuroja një buzëqeshje plot dashuri dhe ndjenja zemërgjerësie me rastin e takimit me te pas mungesës tënde.

26. Kur të hysh në shtëpi buzëqesh, kurse arritjen tënde paralajmëro me zile apo telefon.

27. Kujdesu për gjendjen e saj shpirtërore dhe fizike gjatë kohës – fazës së menstruacioneve, shtatzënisë, pas lindjes, ndaj saj sillu me butësi dhe me ndjenja me durim.

28. Mos u trego i pa kujdesshëm kur nganjëherë përfshihet me ndjenjat e dhembjes dhe të vështirësive, por gjithnjë përpiqu që sa më pare t’i mënjanosh ato dhe provo që këtë ta përballosh me dashuri dhe me qëllim të pastër.

29. Vepro dhe sillu me urtësi e me mature në situatat ose rastet kur gruaja dhe nëna jote janë bashkë, ashtu që të jesh faktor i afrimit të tyre e jo anasjelltas.

30. Mos e kritiko bashkëshorten, sidomos para të tjerëve, por përdore butësinë për të arritur atë që ajo dëshiron.

31. Mos e kritiko bashkëshorten për format e përgatitjes së ushqimeve dhe rregullimit të shtëpisë dhe mos e krahaso me ndonjë tjetër (me nënën e saj, motrën, me bashkëshorten e ndonjë shokut apo me gratë tjera).

32. Respekto vjehrrin dhe vjehrrën dhe konsideroi si prindërit e tu.

33. Ki kujdes ndaj familjes së saj, shoqeve të saj duke i nderuar.

34. Shqyrto problemet e përbashkëta, por me maturi dhe me mençuri, me kujdes dhe me logjikë.

35. Përpiqu që problemet tuaja gjithnjë t’i zgjidhni brenda shtëpisë (brenda rrethit familjar), por nëse je i detyruar të kërkosh këshilla atëherë bëje atë, por në nevojën e domosdoshme.

36. Mos u përziej në mes prindërve, vjehrrit dhe vjehrrës në problemet bashkëshortore, sepse ata mund të jenë të njëanshëm ndaj vajzës apo djalit, dhe provo që në mes jush të hyhet me dashuri dhe mëshirë.

37. Shmangu emocioneve, xhelozisë dhe imtësive të vogla, kurse emocionet përshtati sipas situatës, ashtu që të jenë ndihmë e jo e kundërta.

38. Respektoje renditjen e gjërave të shtëpisë nga ana e saj dhe përshtati kërkesat t’ua sipas kërkesave të saj (mos prano mysafir kur ajo është duke rregulluar shtëpinë).

39. Insisto që t’i ndihmosh në obligimet e saja nëse të premton koha, pa marr parasysh për çfarë ndihme bëhet fjalë: të kujdesesh për fëmijët, t’i argëtosh, ose t’i ndihmosh në punët e rënda, të bësh pazarin, riparimet, bartjen e peshës siç janë mobilet etj.

40. Kur t’ju vinë mysafirët, përpiqu që në kuadër të mundësive t’ua t’i ndihmosh gruas në shërbimin – gostinë, ashtu që të ketë rast dhe kohë që edhe ajo të qëndroj më gjatë me mysafirë.

Shqipëroi:Esat Rexha/sinqeriteti/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit