Ekspertët kanë zbuluar pamjet që zbulojnë momentin kur një nga vrasësit serik më të mëdhenj në histori “tregoi gjithçka” në vetëm nëntë sekonda.
Sipas mediave britanike, si një mjek i respektuar, Harold Shipman u paraqit si një shtyllë e komunitetit. Në të vërtetë, ai përdorte pozitën e tij si mjek për të vrarë qindra njerëz gjatë një karriere 20-vjeçare.
Dhe tanimë në një dokumentar të ri televiziv, ekspertë të psikologjisë, gjuhës së trupit dhe të folurit analizojnë sjelljen e Shipman, në një numër intervistash televizive dhe policore dhe zbulojnë se si ai “tregoi gjithçka” në vetëm nëntë sekonda.
Pas dënimit, në vitin 2001 Shipman u mor në pyetje nga policia përsëri në lidhje me vdekjet më të dyshimta gjatë kohës së tij si mjek në Todmorden, West Yorkshire.
Me shpinën e tij të kthyer nga oficerët e policisë dhe me sytë e tij të mbyllur, Shipman u përpoq të mos “jepej”, por siç thekson analisti i Gjuhës së Trupit, Cliff Lansley, ai i “tregoi gjithçka” me frymëmarrjen e tij gjatë nëntë sekondave.
Siç thotë eksperti në fjalë, pasi i është paraqitur një pamje e një prej viktimave të tij, Elizabeth Pearce, modeli i rregullt i frymëmarrjes së Shipmanit prej katër sekondash ndryshon në mënyrë dramatike.
Lansley tha: “Ai duket të ketë përjetuar frikë”.
“Kjo përgjigje e ‘ngrirë’ është një reagim psikologjik-fizik. Kjo është subkoshiencë. Kjo është pika kur ai ndalon frymëmarrjen dhe ai e di se foto është atje… Ai nuk merr frymë për nëntë sekonda”.
“Pra, Elizabeth Pearce – ky emër është një problem për të”.
Gjithashtu në dokumentarin në fjalë, Richard Henriques QC, një pjesë e Prokurorisë që ‘ndihmoi’ Shipmanin të qëndrojë pas hekurave, shpjegon se si askush nuk e di saktësisht se sa është numri i njerëzve që Shipman zgjodhi t’ua marrë jetën dhe se gjasat janë që numri i viktimave të tij është shumë më i lartë sesa atë që ai është përgjegjës për to”.