Policia e Pejës, ka refuzuar t’ua japë autoritete qendrore 55 kilogramë ari të konfiskuar rreth pese vjet më herët. Vlera e kësaj sasie është rreth 2.2 milion euro.
Burime të gazetës “Koha Ditore”, ka thënë se ekzistojnë dyshime se në dhomën e dëshmive ku mbahet kjo sasi ari, tani ka mungesë krahasuar me sasinë e evidencuar në momentin e pranimit.
Por, arsyeja e zyrtare e refuzimit ishte se policia donte të bëhej matja me aparaturë të saj, dhe jo me të laboratorit të metrologjisë. /kohaislame