-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Dyshja myslimane Ali dhe Rashid u larguan nga festa e Anglisë pas fitores në kriket, shkaku i shampanjës

Më të lexuarat

Moeen Ali dhe Adil Rashid e gjetën veten duke vrapuar për t’u mbuluar nga hedhja e shampanjës, ndërsa pjesa tjetër e shokëve të tyre filluan të festojnë pasi e fituan Kupën e Botës në Kriket të dielën e javës së kaluar.

Anglia fitoi turneun pasi e mposhti Zelandën e Re në një përballje dramatike, pasi të dyja ndeshjet kishin një rezultat të ngushtë (241 e mbi 50 kufij të kaluar me 241-8).

Djelmoshat e Eoin Morgan morën fitoren për shkak të numrit të madh të kufijve në lojë dhe kënaqësia ishte e qartë për momentin kur Martin Guptill ishte i drejtuar në topin përfundimtar. Natyrisht përballja nuk ishte më e gjatë, deri në festën me shampanjë, por që i bëri gjërat më tepër të vështira për Aliun dhe Rashidin.

Duke parë vetëm kapitenin e tij të ngritë trofeun, Jonny Bairstow vazhdoi të lagte me shampanjë shokët e tij të ekipit.

Derisa panë se çfarë do të bënte kapiteni i skuadrës, Aliu dhe Rashidi ikën nga podiumi për të mos u lagur nga pija alkoolike. Dyshja janë myslimanë të devotshëm, ku në fenë Islame ndalohet pirja e alkoolit, ndejtja në tavolinë apo ndejë ku ka alkool dhe në të tjera raste që janë të njohura.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit