6.2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Dyshimi se ky prift engjëllor francez ka qenë djall seksual

Më të lexuarat

“Mbrojtësi i të dobëtve” që përflitet se ka abuzuar me disa gra, 17 vjet pas vdekjes së tij

Abbes Pierre, një figurë e shquar për Francën, i cili vdiq në vitin 2007 pasi ia kushtoi jetën mbrojtjes së njerëzve më të cenueshëm, akuzohet tashmë nga disa gra për sulme seksuale nga fundi i viteve 1970 deri në vitin 2005, thanë sot tre organizata.

Bashkëthemeluesi i Lëvizjes Emaus, prifti katolik francez dhe luftëtari i rezistencës së Luftës së Dytë Botërore, ishte për vite figura më e admiruar nga francezët. Abbes Pierre, i cili luftoi kundër përjashtimit të më të dobëtve në shoqëri, lindi në vitin 1912 dhe emri i tij laik ishte Henri Grues.

Pas një dëshmie që fliste për “abbe Pierre që sulmonte seksualisht një grua”, u krye një hetim i brendshëm nga një organizatë e specializuar në parandalimin e dhunës, shpjeguan Egaé, organizatat Emmaus International, Emmaus France dhe Fondacioni Abbe Pierre.

“Kjo punë bëri të mundur mbledhjen e dëshmive të shtatë grave që flisnin për sjellje që mund t’i referoheshin sulmit seksual apo ngacmimit seksual” me autor Abba Pierre, shtuan ata, duke sqaruar se njëra prej grave ishte e mitur në atë kohë.

“Ne përshëndesim guximin e njerëzve që dhanë dëshminë e tyre dhe lejuan me zërin e tyre të dalin në dritë këto fakte”, thanë të tre organizatat në deklaratën e tyre të përbashkët, e cila u botua edhe nga gazeta katolike La Croix.

“Ne i besojmë, e dimë që këto akte të papranueshme lanë plagë dhe ne qëndrojmë pranë tyre”, shtuan ata. “Këto zbulime tronditin organizatat tona” dhe “këto sjellje ndryshojnë rrënjësisht imazhin që kemi për një njeri të njohur mbi të gjitha për luftën e tij kundër varfërisë, skamjes dhe përjashtimit”, shtuan ata.

Kisha Katolike e Francës tha në një postim në Platformën X se ishte informuar “me dhimbje” për këto dëshmi dhe shprehu “neverinë”.

Sipas një burimi të Lëvizjes për Emaus, deri më tani nuk është bërë asnjë denoncim nga viktimat në organet e drejtësisë. /tesheshi.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit