1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Dy vetëvrasje për një javë në Gjilan

Më të lexuarat

Të hënën e javës që po lëmë pas një polic i kishte dhënë fund jetës në një kafiteri të këtij qyteti. Bëhej fjalë për një polic kufitar, i cili ishte i shoqëruar nga disa persona në kafene.

Detajet tjera për këtë vetëvrasje ende nuk dihen. Ndërkohë, sot pikërisht në Gjilan është kryer edhe një vetëvrasje.

Xhylie Hajdari, kryeinfermiere e Shërbimeve Emergjente Spitalin e Gjilanit, është gjetur e vdekur në orët e para të mëngjesit. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashni bëri të ditur se dyshohet për vetëvrasje.

E ndjera ishte edhe sekretare e gruas së AAK-së në Gjilan, kurse në vitin 2013 kishte kandiduar për asamble.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit