6.2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Dy shpërthime të fuqishme në Vlorë/ Kamerat kapin dy autorë, nëna e ‘shënjestrës’ në spital

Më të lexuarat

Dy shpërthime të forta me lëndë eksplozive kanë ndodhur gjatë natës në qytetin e Vlorës.

Rreth orës 02.00, shpërthimi i parë ka ndodhur në katin e pestë të një pallati në afërsi të drejtorisë së policisë së Vlorës në lagjen Kushtrimi, ndërsa 45 minuta më vonë, shpërthimi i dytë është kryer në afërsi të bashkisë së qytetit.

Nga të dyja shpërthimet nuk ka të lenduar por vetëm dëme materiale.

Në shpërthimin e parë, mësohet se lënda eksplozive ishte vendosur në shesh-pushimin e katit të pestë të pallatit pranë policisë dhe për pasojë janë dëmtuar dyert, ndërsa një person ka përfunduar në spital 45 minuta me vonë, i traumatizuar nga zhurma e plasjes.

Një tjetër shpërthim është dëgjuar në afërsi të bashkisë së qytetit. Mësohet se lënda eksplozive është hedhur në oborrin e një shtëpie private.

Policia ka nisur hetimet për të dyja ngjarjet.

Lidhur me shpërthimin e dytë, ndodhur në banesën e shtetasit me inicialet E.C, mësohet se djali i këtij të fundit, ka qenë i dënuar në Itali për trafik të lëndëve narkotike dhe kjo është edhe pista se ku po heton policia.

 

Ngjarja e parë është shënuar në lagjen Kushtrimi përballë Drejtorisë së Policisë vendore. Në katin e 5-të të një pallati, në shëshpushimin përpara banesës së shtetasit Fatjon Bata 28 vjeç, i dyshuar edhe si objektiv i ngjarjes kriminale. 28 vjeçari jetonte në këtë apartament prej dy vitesh sëbashku me nënën. E moshuara Nadire Bata, si pasojë e shpërthimit, është trasportuar në spitalin rajonal të Vlorës, për shkak të tronditjes dhe shokut të përjetuar. Fatjon Bata rezulton i paskeduar më parë nga policia.

Në harkun kohor të 45 minutave, qyteti u trondit nga një shpërthim i dytë. Ngjarja ndodhi në lagjen Karabash, pranë bashkisë së qytetit bregdetar. Sasia e lëndës shpërthyese është hedhur në oborrin e banesës së shtetasit E. Ç nga Vlora.

Kamerat e sigurisë kanë kapur sekuencen e dy personave tëksa hidhnin lëndën shpërthyese nga jashtë murit rrethues. Aktualisht uniformat blu të Vlorës janë duke punuar për të zbardhur dinamikën e secilës ngjarje, pasi burime sqarojnë se në dëshmitë e tyre, “objekivat” nuk kanë deklaruar të kenë konflikte me njeri apo dyshime mbi ndonjë person.

Report Tv ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes në Vlorë ku ka ndodhur njëri prej shpërthimeve të fuqishme me eksploziv.

Banorët e njërës banesë, burrë e grua janë dukur të terrorizuar nga plasja e fortë e eksplozivit.

Atyre u ka rënë dera në tokë dhe iu ëhstë ndërprerë energjia elektrike, sikurse thanë përpara mikrofonëve të Report TV.

Në pamje duken dëmet e shumta materiale në pallata, si rënia e sivash dhe shkaktimi i disa gropave.

Shesh-pushimi i pallatit ku u vendos eksplozivi

U dëmtuan dyert dhe xhami i banjos ishte thyer. Në katin e gjashtë, nga trauma e mori ambulanca gruan dhe e çoi në spital dhe djali i saj e shoqëroi. Shpërthimi ishte i fortë, unë u ngrita përpjetë, dera ishte përtokë.

Dëshmia e banorit të tronditur

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit