2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Dy persona arrestohen për vjedhje të llogarive të Instagramit në Prishtinë

Më të lexuarat

Policia e Kosovës të mërkurën ka arrestuar dy persona, të cilët kanë përdorur një virus kompjuterik për të vjedhur llogari të disa personave në rrjetin social Instagram.

Këta dy persona duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin kanë krijuar virusin për vjedhjen e kredencialeve të këtyre personave në Instagram, transmeton Koha.net.
Në cilësinë e provës materiale nga të dyshuarit janë sekuestruar 2 kompjuterë, 1 llap top 3 telefona dhe 3 HDD (hardisk). Pas intervistimit në konsultim me prokurorin kujdestar të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit