27 C
Pristina
Saturday, September 28, 2024

Dy muaj në det drejt Malajzisë, dhjetra rohinja shuhen nga uria

Më të lexuarat

Të paktën 20 njerëz nga komuniteti Rohinja kanë vdekur në një anije me rreth 400 njerëz të uritur, tha Garda Bregdetare e Bangladeshit.

Anija u shpëtua të mërkurën pasi nuk mundi të arrinte në Malajzi, duke bërë që ajo të lundronte për javë të tëra.

“Ata kishin qenë në det për rreth dy muaj dhe ishin të uritur,” tha një oficer roje bregdetare për Reuters.

Ai shtoi se është marrë një “vendim i fundit” për të dërguar 382 njerëz nga anija në fqinjin Mianmar, nga ku vijnë rohinjat.

Trafikantët zakonisht tërheqin refugjatët me premtime për një jetë më të mirë jashtë vendit.

Shumë përpjekje të mëparshme për udhëtime të paligjshme në det janë prishur nga Garda Bregdetare.

Më shumë se 700,000 muslimanë rohinja kanë ikur në Bangladesh nga Mianmarin fqinj, e kjo nga një fushate brutale e ushtrisë që nga gushti i vitit 2017. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit