Dy milionë myslimanë nga e gjithë bota pritet të mblidhen këtë javë në Mekë të Arabisë Saudite për pelegrinazhin e Haxhit.
Haxhi është një nga pesë shtyllat e besimit islam, të cilin duhet ta kryej secili mysliman së paku një herë në jetë.
“Këtë vit, ne presim rreth dy milionë pelegrinë”, tha për AFP-në Abdelmajed Mohammed Al-Afganistan, drejtor për çështje të Haxhit.