14.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Dy maqedonas të rinjë u munduan ti mashtrojnë emigrantët, pastaj u sulmuan nga ato

Më të lexuarat

Mbrëmë vonë ka ndodhur incidenti në të cilin 19 vjeçari nga Kavadari dhe i mituri 17 vjeçar nga Demir Kapia, me automobil Mercedes janë përpjekur të kontrabandojnë pesë emigrantë.
Sipas informatave të policisë së Velesit, dy të rinjtë i kanë marrë emigrantët nga Demir Kapia dhe është dashur që t’i transportojnë deri në kufirin me Serbinë. Në vend të kësaj, ata janë ndalur në një fabrikë për prodhim të plehrave artificiale.
Këtu dy të rinjtë u kanë thënë emigrantëve se në afërsi është Serbia dhe se duhet të vazhdojnë në këmbë. Për këtë kanë dyshuar pesë emigrantët dhe i kanë sulmuar dy të rinjtë. Njërin e kanë shpuar me thikë në këmbë, ndërsa tjetrin e kanë goditur disa herë në kokë, njofton Zhurnal
Përndryshe rastin në polici e kanë raportuar viktimat. Policia i ka shoqëruar emigrantët ndërsa dy të rinjtë janë transportuar në spitalin e Velesit. Kundër dy të rinjve me gjasë do të ngrihet kallëzim penal.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit