Dy gra të dhunuara kanë rrëfyer historitë e dhimbshme të jetës së tyre. Të mbetura në mes të rrugës, më fëmijët e tyre të vegjël, ato bënë apel për strehë dhe ushqim.Njëra prej tyre tregoi sesi ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj, i cili më pas e braktisi. Por dhimbja e saj nuk mbaroi me kaq.Një tjetër derë i mbyllën familjarët e saj, të cilët i vendosën kusht që të braktiste fëmijën, në mënyrë që ta pranonin në shtëpi. Por nëna e re vendosi të qëndrojë me fëmijën e saj, ndonëse mbeti pa asnjë mundësi për të siguruar jetesën.Ndërsa gruaja tjetër, nënë e dy fëmijëve, rrëfeu dhunën që ushtrohej ndaj saj jo vetëm nga burri, por edhe nga familjarët e tij, përcjell bw.Ajo thotë se si pasojë e dhunës ndaj fëmijëve, njërit prej tyre, djalit më të vogël, iu hoq edhe veshka si pasojë e dëmtimeve.E gjendur në këtë situatë, ajo vendosi të largohet bashkë me fëmijët e saj për t’i shpëtuar dhunës.Në fund të emisionin “Njerëz në fokus” në studion e “News24”, ato bënë apel për ndihmë, dhe në fakt zëri i tyre u dëgjua. Imami i Xhamisë së Tabakëve, Elvis Naçi garantoi strehë dhe ushqim për dy nënat dhe fëmijët e tyre.Sakaq mbështetje për to erdhi edhe nga zyrtari i Kishës Ortodokse shqiptare, Miron Çako, i cili tha se do të plotësohen nevojat e këtyre nënave dhe fëmijëve të mbetur pa mbështetje.