4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Dy futbollistët shqiptarë përleshen me reprezentuesin zviceran në ndeshjen Grasshopper – Basel (Video)

Më të lexuarat

Kampioni aktual i Zvicrës, Basel ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Grasshopperi.

Derbi i madh zviceran ka përfunduar në të mirë të kampionëve në fuqi me rezultat të pastër 0-2.

Por në minutën e 76-të, ndodhi një përleshje mes futbollistëve në fushë.

Mbrojtësi shqiptar, Arijan Qollaku u fut në zonën e Baselit dhe u pengua nga reprezentuesi zviceran Renato Steffen.

 

Gjyqtari nuk akordoi penallti dhe dy futbollistët e lartpërmendur filluan të përleshen mes vete.

Në ndihmë Qollakut i erdhi edhe sulmuesi tjetër shqiptar Albion Avdijaj që e largoi Steffenin.

U desh ndërhyrja e bashkëlojtarëve të të dy futbollistëve për tu qetësuar gjakërat në fushë.

Gjithsesi gjyqtari kryesor i ndeshjes pasi u qetësua situata i ndëshkoi me karton të verdhë si Qollakun ashtu edhe Steffenin.

https://www.youtube.com/watch?v=_ajjnJIUapU

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit