3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Dy fqinj ballkanikë me një çështje të pasgjidhur kufitare

Më të lexuarat

Pasojat nga shpërbërja e Jugosllavisë që vijojnë dhe sot

Pak vite më parë, Kosova e Mali i Zi duhej të zgjidhnin një çështje kufitare mes tyre, gjë që solli debat dhe tension në politikën e Prishtinës, ku në parlament hidheshin tymuese nga Vetëvendosje për të kundërshtuar miratimin e demarkacionit, gjë që ndodhi nën qeverisjen Haradinaj.

Por janë dhe dy shtete të tjera ish-jugosllave që ende nuk janë dakortësuar mbi vijën e tyre kufitare: Mali i Zi dhe Kroacia.

Komisioni për Demarkacionin e Malit të Zi dhe Kroacisë u takua për herë të fundit tetë vjet më parë, i thanë Radio Evropa e Lirë (RSE) nga Ambasada e Kroacisë, përkundër mesazhit të Bashkimit Evropian se nuk do të pranojë në anëtarësim shtetet që kanë mosmarrëveshje kufitare, transmeton Beta.

Dhe Komisioni Evropian në raportin e fundit për Malin e Zi, kandidat për anëtarësim në BE, deklaroi se nuk ka përparim në procesin e demarkacionit me Kroacinë. Kjo çështje është diskutuar edhe në takimin e presidentëve kroatë dhe malazezë, Zoran Milanoviç dhe Jakov Milatoviç, në Zagreb.

Milatoviç tha se është për “përshpejtimin e zgjidhjes së të gjitha çështjeve të hapura”.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian Ana Pisonero i tha RSE se mosmarrëveshjet dypalëshe nuk duhet të “pengojnë procesin e pranimit”.

 “Palët përgjegjëse duhet t’i zgjidhin ato përpara anëtarësimit. KE i kushton vëmendje të veçantë zgjidhjes së këtyre mosmarrëveshjeve dhe ofron mbështetje nëse është e nevojshme”, theksoi ajo, duke shtuat se politika e zgjerimit është investim strategjik në stabilitetin dhe sigurinë e Evropës.

Deti i askujt

Kufiri midis Malit të Zi dhe Kroacisë në zonën e gadishullit të Prevlakës ka qenë i diskutueshëm që nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë në vitet 1990. Prevlaka ndodhet në hyrje të Gjirit të Kotorrit.

Pas konflikteve të luftës të viteve 1990, vëzhguesit e Kombeve të Bashkuara morën kontrollin e zonës së diskutueshme kufitare në Prevlakë deri në vitin 2002. Atë vit u krijua Protokolli për Regjimin e Përkohshëm të Kufirit.

Sipas protokollit, Kroacia ka pjesën tokësore të gadishullit dhe brezin detar të hyrjes në gjirin e Kotorrit prej 550 metrash, ndërsa pjesa e zonës ujore përgjatë bregut të majtë të gadishullit është shpallur “e askujt”. Ky status është ruajtur edhe sot e kësaj dite.

15 vjet më parë, në vitin 2008, dy qeveritë filluan të gjejnë një zgjidhje të përhershme për çështjen e Prevlakës, duke përfshirë edhe Komisionin e Demarkacionit. Megjithatë, komisioni nuk është takuar gjatë mandateve të tre kryeministrave të fundit malazezë – Dushko Markoviç, Zdravko Krivokapiç dhe Dritan Abazoviç.

Kroacia “konsideron se është e nevojshme të rinovohet puna” e Komisionit, i cili u takua për herë të fundit në vitin 2015, njoftoi Ambasada në Podgoricë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit