1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Dy fjalë rreth VAKSINAVE – Nga Dr. Asllan Tahiraj (Internist dhe Kardiolog)

Më të lexuarat

Duke marrё shkas nga shumë pyetje qё më drejtohen, dhe duke ndjekur diskutimet e shumta nё rrjetet sociale, tё cilat nё shumicёn e rasteve nuk kanё baza shkencore, mendova tё rradhis disa fjalё mbi vaksinat, duke u mbështetur nё arritjet dhe dёshtimet e mjekёsisё moderne, nё kёrkimet shkencore rreth kёsaj teme, gjithashtu dhe nё pёrvojёn time personale si mjek i vaksinuar por dhe si prind i tre fёmijёve.
Pikёpamjet e mia në lidhje me këtë temë, nuk duhet tё merren si ligj qё duhet zbatuar por as tё bёhen objekt diskutimi e fyerje, siç ndodh shpesh kur dikush jep njё opinion mbi njё çёshtje tё caktuar.
Mjekësia moderne është një hallkë e sistemit aktual botëror, pjesë e të cilit jemi të gjithë, me hir e me pahir. Kjo mjekësi bazohet mbi përvojën dhe kërkimet shkencore dhe jo nё hamendje. Duke u mbështetur tek parimet e kësaj shkence, mjekët shpëtojnë mijëra jetë të kërcënuara nga sëmundje të ndryshme anembanë globit.
Mjekёsia e ditёve tona synon që me metodat e saj dhe me mjetet qё ka në dispozicion tё ruajё atё shёndet qё kemi, të parandalojë një sërë sëmundjesh si dhe tё trajtojё e shёrojё shumё tё tjera. Shpeshherё kjo pёrpjekje nuk finalizohet ashtu siç dёshirojnё pacientёt dhe mjekёt. Resurset qё sistemi shëndetsor ka nё dispozicion janё: burimet njerëzore, njё teknikё e cila po avancon çdo minutё dhe sigurisht ilaçet dhe vaksinat e ndryshme. Tё gjitha kёto resurse janё tё lidhura ngushtё me industrinё dhe pёrfitimet financiare të shumë grupeve të interesit. Ky i fundit ёshtё njё fakt tё cilin nuk e mohon askush.
Nga ana tjetër, është fakt i pamohueshёm se mjekësia e ditëve tona ka arritur shumё pёrsa i pёrket trajtimit tё disa sёmundjeve si dhe parandalimit tё shumё tё tjerave. Një ndër këto arritje është padyshim parandalimi dhe eleminimi i shumë sëmundjeve infektive. Pёrvoja e shekullit të XX na tregon se vaksinat kanё lёnё nё hijen e sё kaluarёs shumё sёmundje infektive të rrezikshme e madje vdekjeprurëse pёr shoqёrinё. Shembuj pёr kёtё janё: linja, poliomeliti, fruthi, tetanusi, difteria, etj. Vitet e fundit vihet re një rishfaqje e disa prej këtyre sëmundjeve si pasojë e refuzimit të vaksinave nga ana e disa prindërve në rajone të ndryshme të botës.
Çfarё janё vaksinat?
Vaksinat janё substanca tё modifikuara të marra nga një mikroorganizëm, tё cilat aplikohen/injektohen nё trupin e njeriut me qёlllim pёr ta bёrё atё tё ndjeshёm dhe tё gatshёm tё reagojё ndaj njё ekspozimi të dytë ndaj këtij mikroorganizmi dhe si pasojë të parandalojë edhe infektimin me këtë mikroorganizëm. Kёto substanca që injektohen mund tё jenё viruse ose bakterie tё vdekura/të dobësuara ose pjesë e tyre, të cilat nuk janë më të afta të shkaktojnë sëmundje në organizmin e njeriut. Si çdo produkt tjetër mjekësor, vaksinat kanë edhe anët negative dhe efektet e padëshirueshme. Jo çdo sëmundje mund të parandalohet me anë të vaksinimit dhe në disa raste abuzohet me reklamimin e tyre.
Çfarё efektesh të padëshirueshme mund tё shkaktojnё vaksinat?
Temperaturё (rallё herë tё lartё mbi 39 °C), skuqje, enjtje dhe dhimbje nё pjesёn e trupit ku bёhet injeksioni, lodhje dhe mungesё oreksi, pёrzierje dhe tё vjella, konvulzione, allergji. Efektet anësore të cilat rrezikojnë seriozisht jetën e pacientit janë shumë të rralla.
Kundërshtarët e vaksinave mbështeten kryesisht tek teoritë konspirative ose kanë frikë nga ilaçet dhe produktet mjekësore në përgjithësi. Disa të tjerë nuk besojnë fare faktin se ekzistojnë mikroorganizmat si viruset dhe bakteriet. Pretendimet se vaksinimi shkakton autizmin nuk janë vërtetuar kurrë, madje këto pretendime kanë ardhur si rrjedhojë e falsifikimit të një kërkimi shkencor.
Kёshillat e mia në lidhje me vaksinat janё:
1.Tek foshnjat e porsalindura dhe fëmijët, mё e rёndёsishme sesa vaksinimi ёshtё ushqimi i shёndetshёm dhe kjo fillon me gjidhёnien! Mos i ushqeni foshnjat me qumёsht tjetёr pёrveç qumёshtit tё nёnёs! Ky qumësht është baza e sistemit imunitar të foshnjes dhe ndikon direkt në zhvillimin e saj. Paradoksale është të vëresh se shumë skeptikë ndaj vaksinave, foshnjat e tyre i ushqejnë me qumësht artificial!

  1. Vaksinat elementare të cilat rekomandohen nga OBSH/WHO dhe ministria e shëndetësisë (Tetanusi, Difteria, Whooping cough (DPT), Haemophilius influenzae B (Hib), Polio, Hepatitis B, Virusi rota, Meningokoku, Fruthi/Shyta/ Rubeola (MMR), Virusi human papilloma (HPV)) duhet tё bёhen. Nuk ka fakte dhe as indicie se kёto vaksina shkaktojnё probleme serioze pёr shёndetin e fёmijёve apo tё tё rriturve.
  2. Vaksinat e tjera, qoftё pёr fёmijёt apo tё rriturit, nёse ёshtё e mundur duhet tё evitohen.
  3. (Pikё shtesё nё lidhje me vaksinёn kundёr Covid 19): Kjo vaksinё (me tё gjitha llojet qё qarkullojnё) nuk ndryshon shumё nga vaksinat e tjera, qoftё nga mekanizmi i veprimit qoftё nё aspektin e efekteve tё padёshirueshme. Me situatёn e krijuar gjatё dy viteve tё fundit dhe pёrmasat qё ka marrё pandemia (pёrmasa tё cilat ishin tё paparashikueshme nё fillimet e pandemisё), marrja e kёsaj vaksine ёshtё bёrё e nevojshme, sidomos pёr grupmoshat tё cilat rrezikohen tё preken rёndё nga Covid 19. Thёnё ndryshe, tё gjithё pacientёt mbi moshёn 60 vjeç, si dhe ata mё tё rinj me sёmundje kronike duhet tё vaksinohen. Grupmoshat nёn 40 vjeç, tё cilёt nuk kanё probleme shёndetsore, pёr mendimin tim, nuk e kanё tё domosdoshёm vaksinimin.
  4. Ushqehuni shёndetshёm dhe merrni ilaçe e vaksina vetёm nёse kjo rekomandohet nga mjeku specialist si njё masë e domosdoshme. Mos besoni çdo lajm që përhapet në rrjetet sociale por drejtohuni tek ata që janë të specializuar në këtë fushë.
  5. Mendoj se ёshtё e papёrgjeshme qё dikush i cili nuk ёshtё i angazhuar nё fushёn e mjekёsisё dhe kёrkimёve shkencore, tё japё opinione pёr kёtё temё. Fetvaja mё e saktё dhe rekomandimi mё i mirё nё lidhje mё kёtё temё ёshtё: “ … pyesni poseduesit e dijes për atë që nuk e dini! ‘‘ (Kuran 16:43).
    Zoti ju dhёntё shёndet e tё mira!
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit