Koalicioni LDK-AKR-Alternativa ka bërë publike emrat e kandidatëve që do të garojnë për Kuvendin e Kosovës, në zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen me 11 qershor, shkruan Indeksonline
Mirëpo, ky koalicion dallon nga partitë tjera. Në listën e tyre shihen se janë vendosur dy femra me shamija, Labinotë Demi-Murtezi me numër 33 si dhe Refiqe Terrnava-Beka, me numër 51. Dy këto kandidate i përkasin partisë së Behgjet Pacollit, AKR-së.