2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Dy familje falin dhe pajtohen në Drenas

Më të lexuarat

Dy familje janë pajtuar sot në Drenas, duke e falur kështu gjakun.

Pikërisht në muajin e Ramazanit, pajtimi dhe falja është bërë në Xhaminë e komunës së Drenasit.

Hoxhallarë të shumtë kanë qenë të pranishëm në këtë pajtim të familjes Topalli nga Baica-Drenas si dhe të familjes Gjeli nga Likoshani-Drenas.

Këtë ngjarje e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Facebook, Hoxhë Fatmir Latifaj.

Postimi i plotë:

Tani sa ndodhi:

Sot me daten 20.05.’18

Pajtimi dhe falja në Xhaminë e Drenasit!

Hoxha Fatmir Latifaj me ekipën e pajtimit: Hoxha Xhevat Kryeziu, haxhi Rizah Zekollin, haxhi Vesel Xhemajlin, Ali Pasomen, Idriz Shtuticen dhe Ukë Ukaj arritën t’i pajtojnë Familjen Topalli nga Baica – Drenas, me familjen Gjeli nga Likoshani – Drenas!

Allahu n’a mundësoft që t’i pajtojmë popullin Shqiptarë

Amiiiin.

Me respekt Hoxha Fatmir Latifaj

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit