2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Dy dekada e gjysmë nga “Srebrenica” e Kosovës

Më të lexuarat

Kurti kujton Reçakun: Ja pse serbët e urrejnë Walkerin

Po përkujtohet në Kosovë 25-vjetori i Masakrës së Reçakut, ajo e cila shënoi dhe ndryshimin e qasjes perëndimore ndaj zhvillimeve të atëhershme ndaj regjimit serb, duke bërë që të finalizohet një reagim ushtarak.

Kryeministri Kurti kujtoi pëpjekjen serbe për ta fshehur krimin e tmerrshëm pasi e kish kryer atë. “Më 15 janar, në një dimër jashtëzakonisht të ftohtë pati ndodhur ky krim makabër, ndërkaq varrimi i 45 civilëve ka ndodhur vetëm katër javë më vonë sepse ka pasur luftë të madhe për Kosovën. I kemi edhe 11 ushtarë të UÇK-së që kanë rënë në betejë për mbrojtjen e trupave të masakruar nga Serbia dhe ato katër javë tregojnë se Serbia është përpjekur ta deformojë të vërtetën, ta justifikojë krimin dhe prandaj edhe një herë po e theksoj rëndësinë e të vërtetës të ambasadorit William Walker, të cilit i jemi mirënjohës që në një moment historik për popullin tonë e foli vetëm të vërtetën”, tha Kurti.

Ai kujtoi se kush e qeverisë sot Serbinë, pikërisht njeriu që ahere ishte në kabinetin e Millosheviçit. “Masakra e Reçakut këtu e 25 vjet më parë, ku u vranë 45 civilë shqiptarë, tronditi si opinionin publik ndërkombëtar, gjithashtu edhe diplomacinë botërore, duke e bërë të domosdoshme ndërhyrjen ushtarake të NATO-s për të ndalur gjenocidin e Serbisë në Kosovë. Kur ndodhi masakra e Reçakut, ambasadori Ëilliam Ëalker si udhëheqës i misionit të OSBE-së në Kosovë erdhi këtu te fshatarët dhe e foli të vërtetën, tha kjo është masakër dhe krim kundër njerëzimit. E dimë që e vërteta është armiku më i madh i diktatorëve dhe shovinistëve andaj edhe sot e kësaj dite ambasadori William Walker vazhdon të jetë ndërkombëtari më i sulmuar edhe më i urryer në Serbi, ku vazhdon të dominojë një regjim autoritar me ç’rast ish-ministri i informatave të asaj kohe sot është president i Serbisë”, tha Kurti.

Por kujtojmë se për atë masakër, një lloj “Srebrenice” në Kosovë, nuk ka asnjë të dënuar prej autorëve të saj edhe sot e kësaj dite. /tesheshi.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit