3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Dy çështjen e 2 majit në përballjen e radhës Kurti-Vuçiç

Më të lexuarat

Marrëveshja e pafirmosur e Ohrit, test në Bruksel

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se në takimin e 2 majit në Bruksel, sërish me Vuçiçin e Kurtin ballë për ballë, temat kryesore do të jenë drafti i parë i statutit të komunitetit të komunave serbe (ZSO) dhe çështja e personave të zhdukur.

Duke përmbledhur javën e kaluar, ai tha se kjo është kohë e përgatitjeve intensive dhe se pas bisedimeve në Ohër, ky do të jetë takimi i parë i nivelit të lartë të përfaqësuesve të Serbisë dhe Kosovës.

“Ne presim që të dyja palët të vijnë në Bruksel të përgatitura mirë dhe të jenë plotësisht të përkushtuara në fazën e zbatimit (të marrëveshjes)”, shkroi Lajçak në Facebook.

Ai shtoi se javën e kaluar në Bruksel është takuar me komandantin e KFOR-it, gjeneralin italian Angelo Ristuccio, për të informuar njëri-tjetrin për fushat e tyre të përgjegjësisë.

Marrëveshja u arrit, por nuk u nënshkrua

Takimi i radhës ndërmjet Vuçiçit dhe Kurtit në kuadër të dialogut nën patronazhin e Bashkimit Evropian do të mbahet më 2 maj në Bruksel dhe të dyja palët kanë rënë dakord për krijimin e një komiteti të përbashkët për të mbikëqyrur zbatimin e marrëveshjes së rënë dakord së fundmi, konfirmoi BE-ja.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, pas takimit në fund të shkurtit në Bruksel, ka bërë të ditur se Vuçiç dhe Kurti kanë arritur marrëveshje për tekstin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Ai gjithashtu pas takimit në Ohër më 18 mars njoftoi se është rënë dakord për planin e zbatimit të asaj marrëveshjeje.

Asnjë nga ato marrëveshje nuk është nënshkruar dhe Vuçiç menjëherë njoftoi se nuk ka ndërmend të zbatojë të gjitha pjesët e marrëveshjes për të cilat BE pretendon se janë rënë dakord. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit