Dy autobusë me pelegrinë dhe alpinistë serbë nuk janë lejuar sot në orët e mëngjesit të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, në kufirin e Jarinjes.
Sipas burimeve të Telegrafit, dy autobusët janë ndaluar në kufirin e Jarinjes dhe se në të dy autobusët kishte më shumë se 80 persona.null
Telegrafi ka kontaktuar edhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe është në pritje të përgjigjes.
Ndryshe, javën që po lëmë pas është mbajtur liturgji në kishën e ashtuquajtur të “Krishtit Shpëtimtar”, e cila ndodhet brenda kampusit të Universitetit të Prishtinës në kryeqytet, objekt ky i kontestuar tash e sa kohë.
Kisha ortodokse serbe është ndërtuar në hapësirat e Universitetit të Prishtinës në vitin 1992, pas marrjes së dhunshme të pushtetit nga Serbia më 1989. /Telegrafi/