“Administrata e Donald Trump është përgjegjëse për promovimin e një “gjeopolitike apokaliptike” me rrënjë të ngjashme me ato të ekstremizmit islamik”, thanë dy aleatë të Papa Françeskut.
Duke shkruar në La Civilta Cattolica, kryeredaktori i gazetës, Antonio Spadaro dhe Marcelo Figueroa, kryeredaktori i edicionit argjentinas të gazetës së Vatikanit, akuzuan Steve Bannon, strategun kryesor të presidentit amerikan, se ështe një ” Mbështetës i gjeopolitikës apokaliptike “dhe pohuan se ekipi i Trump-it po nxit një “fondamentalizëm ungjillor”, i cili shtrembëron shkrimet e shenjta krishtere për të nxitur konflikte dhe luftë.
Të dytë, Spadaro dhe Figueroa njihen si bashkëpunëtorë të ngushtë të Papës argjentinas. La Civilta Cattolica normalisht verifikohet nga Vatikani para se të publikohet, që do të thotë se artikulli sigurisht që ka marrë miratimin e autoriteteve të kishës.
Në artikull, autorët akuzojnë ekipin e Trumpit për përdorimin e një interpretimi selektiv të Biblës, me qëllim të demonizimit të “emigrantëve dhe muslimanëve”.
“Ne nuk duhet të harrojmë se teopolitika e përhapur nga ISIS bazohet në të njëjtin kult, të një apokalipsi që duhet të sillet sa më shpejt që të jetë e mundur”, shkruajnë ata.
Ky artikull ka gjasa të thellojë tensionet midis Shtëpisë së Bardhë dhe Vatikanit.
Gjatë fushatës presidenciale të vitit të kaluar, Trump e quajti Papa Françeskun “turpërues”, kreu i botës katolike kishte thënë për të se “republikani nuk ishte i krishterë”, për shkak të planeve të tij për të ndërtuar një mur midis SHBA dhe Meksikës.
“Një person që mendon vetëm për ndërtimin e mureve, kudo që mund të jenë, dhe jo ndërtimin e urave, nuk është i krishterë”, tha Papa.
Trump u përgjigj duke thënë: “Për një udhëheqës fetar, të vë në pikëpyetje besimin e një personi është e turpshme”.
“Asnjë udhëheqës, aq më pak një udhëheqës fetar, nuk ka të drejtë të marrë në pyetje fenë ose besimin e një njeriu tjetër”, shtoi Trump.
Të dytë kanë gëzuar një marrëdhënie më të përzemërt qëkur Trump mori detyrën në janar, kurse në maj republikani e përshkroi Papën si “nderin e jetës”.
Megjithatë, tensionet u rishfaqen pas vendimit të biznesmenit miliarder për të tërhequr SHBA-në nga Marrëveshja e Parisit mbi ndryshimet klimatike, një masë kjo e dënuar fuqishëm nga Vatikani. /tesheshi.com/