-0.1 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Duterte i Filipineve fton grupin Abu Sayyaf në negociata për paqe

Më të lexuarat

“Të ndalojmë këtë luftë”, tha Duterte në një fjalim para njerëzve që pësuan nga një zjarr i cili shkatërroi mijëra shtëpi në provincën Sulu, që njihet për një bastion të njohur të grupit

 

ZAMBOANGA CITY, Filipine (AA) – Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, i ofroi paqe grupit Abu Sayyaf që ka lidhje me organizatën terroriste DEASH, grup ky që vrau me prerje të kokës disa nga viktimat e rrëmbyera në mesin e të cilëve ka edhe të huaj, raporton Anadoliu Agency (AA).

“Të ndalojmë këtë luftë”, tha Duterte në një fjalim para njerëzve që pësuan nga një zjarr i cili shkatërroi mijëra shtëpi në provincën Sulu, që njihet për një bastion të njohur të grupit.

Oferta e presidentit të Filipineve është në përputhje me nënshkrimin e tij të fundit të “Ligjit Organik Bangsamoro”, një masë e cila synon të zgjidhë kryengritjen disa dekadëshe muslimane në jug të Filipineve.

Duterte u bëri thirrje militantëve t’i japi ligjit një mundësi.

“Fëmijët, të moshurit dhe pleqtë janë ata të cilët vuajnë”, tha Duterte për të shtuar se me vepimet e tyre ata po lënë fëmijët pa baba.

“Mesazhi im për Abu Sayyafin është, Ejani në paqe”, tha Duterte.

Ligji Organik Bangsamoro, është produkt i një marrëveshjeje për paqe të cilën Fronti Islamik për lirim Moro e nënshkroi me ish-presidentin Benigno Aquino III në vitin 2014.

Ai synon dhënien e një autonomie më të gjërë për Bangsamoro, një shprehje e përqafuar për muslimanët e Filipineve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit