Gara e radhës e arteve të përziera marciale, ‘UFC 242’, do të zhvillohet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe më 7 shtator 2019.
Ndërsa dueli kryesor në këtë eveniment do të jetë sfida për titullin në kategorinë e peshave të lehta në UFC, të cilin e mban Khabib Nurmagomedov.
Ylli nga Dagestani do të sfidohet në tetëkëndësh nga Dustin Poirier për titullin e më të mirit.
“UFC po vjen në Abu Dhabi! Mos e humbni rastin për ta parë drejtpërdrejt fenomenin global, pasi që artistët më të mirë marcialë të planetit do të përballen brenda tetëkëndëshit të famshëm botëror”,
“Tashmë është nënshkruar! Khabib Nurmagomedov vs Dustin Poirier është zyrtare për ‘UFC 242!’”, shkruan në njoftimin e UFC-së në rrjetet sociale. /tg