4.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Durrës, Policia ‘peshkon’ 65 kg kanabis të hedhura në det

Më të lexuarat

Policia e Durrësit dhe Guardia Di Finanza kanë “peshkuar” 7 pako me kanabis në det, vetëm 5 milje larg bregut të detit në Kallm. Nuk dihet se kush i ka hedhur ato, por dyshohet se janë ‘mbetje” të trafikut të kanabisit që bëhet nga deti me gomone.

Policia e Shtetit njoftoi se më datë 24.05.2017, gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia Kufitare dhe Guardia Di Finanza Italiane, përballë Kallmit, në një distancë rreth 5 milje nga bregu i detit, në det janë konstatuar dhe sekuestruar 7 pako, të dyshuara me lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë kryer veprimet e mëtejshme procedurale dhe peshimin e lëndës, ku në përfundim rezultoi se pesha e përgjithshme e lëndës narkotike ishte 64.5 kg e futur në 7 pako.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda vijojnë hetimet për zbulimin e origjinës së lëndës, identifikimin e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Trafikimi i lëndëve narkotike” parashikuar në nenin 283/ a të Kodit Penal./syri

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit