Dje është mbajtur emisioni Info Magazine në Klan Kosova që për temë ka trajtuar bartjen e mbulesës në shkolla, raporton PodujevaSot.
Në lidhje me bartjen e mbulesës në shkolla kanë shprehur mendimin e tyre Hoxha i njohur, Fadil Musliu, deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje dhe Visar Duriqi.
Për dallim nga Hoxha dhe deputetja ishte Visar Duriqi ai i cili kundërshtonte bartjen e shamisë në shkolla, duke e quajtur atë si simbol.
Pak minuta para se të mbyllej emisioni, gazetari Duriqi tha se nuk mund të debatonte me imam radikalist dhe kështu vendosi t’i ikte përballjes me imamin Musliu.
Kujtojmë që televizionet tona vendosin ta ftojnë në emision gazetarin Duriqi sa herë që trajtohen tema fetare, por kësaj here si duket ishte Hoxha Fadil Musliu i cili ia tregoi vendin Duriqit, duke e detyruar të largohet nga emisioni.