-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Duke ju falënderu Hoxhallarëve nataliteti te shqiptarët në Maqedoni vazhdon të jetë më i lartë

Më të lexuarat

Të dhënat e fundit të Entit Shtetëror Statistikor, flasin se në disa disa komuna shqiptare në Maqedoni, numri I lindjeve është më i madhë krahësuar me shum qytete të Maqedonisë të banuara kryesisht me maqedonas.
Vetëm Komuna e Studenicanin të Shkupit gjate vitit 2013 ka pasur 494 lindje dhe 96 vdekje , dhe kjo e rrit numrin e popullësis për 398, Krahesuar me Manastirin iu cili ka 844 lindje dhe 1154 vdekje dhe kjo e ule numrin e popullësis në këtë qytët për 310.
“Nëse bëhet analizë e komunave vec e vec vetëm nëse mund ti thekësojmë disa komuna më të mëdha, komuna Karposh, komuna e Kisellavodes numri I lindjeve mund të krahësohet me komunën e Studenicanit  mirpo është interesant se te ata komuna ka më tepër vdekje sa sa lindje. Sipas analizave del që numri I banorëve të Studenicanit të rritet për 4000”, shprehet profesori univerzitar Fati Iseni.
Nëse bëjmë krahësim të numrit të përgjithëshëm në shtet, në bllokun maqedonas kemi  11 550 lindje dhe  14 219 vdekje, dhe kjo  shifër e ulë për 2669 numrin etnitetit maqedonas në vend.
Ndërsa në vendbanimet shqiptare numri I lindjeve është 8137 ndërsa numri I vdekjeve është 3230 që do të thotë se numri I shqiptarëve në vend  rritet për 4907.
Në Maqedoni rezulton se për herë të parë ndodh që në vitin 2013 lindjet  nga etniteti maqedonas ka rënë të bien nën 50 përqind, njoftojnë nga enti shtetëror për statistika .
Përndryshe nuk duhet harruar edhe faktin se Hoxhallarët me të madhe në xhamia bëjnë thirje që xhemati mos ti friksohet gjendjes ekonomike që të mos bën fëmijë.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit