0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

“Duhet ta ndryshojmë shpjegimin për muslimanët”

Më të lexuarat

Anëtarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve, demokratja Judy Chu rreth një projektligji të paraqitur në Kongres në lidhje me muslimanët tha se “Kuptova që ne duhet ta ndryshojmë shpjegimin për muslimanët dhe të flasim për kontributet e amerikanëve muslimanë në këtë vend”.

Politikania e parë me origjinë nga Kina e zgjedhur në Kongresin Amerikan në vitin 2009, ditë më parë ka paraqitur një projektiligj në Dhomën e Përfaqësuesve në lidhje me muslimanët.

Chu ka shpjeguar për Anadolu Agency (AA) sfondin e projektligjit me temë “Njohja e historisë së muslimanëve amerikanë dhe kontributet e tyre në kombin tonë”.

Ajo tha se që nga viti 2011 ka kryesuar Kongresin e Grupit Amerikan të Azi Paqësorit (CAPAC) i cili përfshin katër nga pesë vendet nga ku vijnë më shumë amerikanët muslimanë në Kongres. Chu theksoi se ka patur një keqardhje të madhe kur administrata e Trumpit vendosi ndalesën e udhëtimit për muslimanët.

Anëtarja e Dhomës së Përfaqësuesve bëri të ditur se projektligji do të japë një mesazh të fortë në kuptimin për njohjen e historisë dhe kontributeve të muslimanëve amerikanë në vend.

– “Jemi të detyruar të bisedojmë për kontributet e amerikanëve muslimanë”

Në fjalën e saj Chu ka shpjeguar se për të kundërshtuar ndalesën e udhëtimit ndaj muslimanëve ajo ka shkuar në aeroportin ndërkombëtar të Los Angeles dhe është përpjekur për lirimin e muslimanëve të arrestuar.

“Që nga ajo kohë unë kam bërë gjithçka për të kundërshtuar këtë ndalesë por në të njëjtën kohë kuptova që ne duhet ta ndryshojmë shpjegimin për muslimanët dhe se duhet të flasim për kontributin e amerikanëve muslimanë në këtë vend. Prandaj, jam shumë e emocionuar të prezantoj projektligjin për arritjet e muslimanëve amerikanë në këtë vend”, tha ajo.

Pasi ka tërhequr vëmendjen se projektiligji që ka prezantuar ditën e hënë përkon në një periudhë kur vazhdon ende jehona e sulmit terrorist në Zelandën e Re, Chu ka kritikuar administratën e Trumpit duke thënë:

“(Sulmi në Zelandën e Re) tregon se sa e rrezikshme është rruga që ndalon udhëtimet, ku Trump i fajëson muslimanët të gjithë pa dallim. Këto hapa po bëjnë jehonë në të gjithë botën. Hidhni një sy në atë që bëri vrasësi i Zelandës së Re. Ishte e pabesueshme, ishte e tmerrshme. Ishte e tillë ku ai e pa presidentin Trump dhe retorikën e tij si një frymëzim. Pra, për këtë arsye duhet ta ndalojmë këtë dhe ne si amerikanë duhet të sigurohemi që njerëzit të dinë se rrënjët tona, janë diçka që vlerëson diversitetin dhe tolerancën”.

Takim me përfaqësuesit muslimanë amerikanë

Kongresmenja Chu është takuar me anëtarë të komunitetit musliman të cilët kanë ardhur në takim me përfaqësues në Kongresin në Washington në kuadër të “Ditës së Mbrojtjes së të Drejtave Muslimane” nga rajone të ndryshme të SHBA-së. Ajo u shpeh se “Jam krenare që të gjithë ju jeni këtu dhe që do t’i bëni Shtetet e Bashkuara një vend më të mirë. E di që të gjithë ne pavarësisht se nga vijmë apo mënyrës se kë adhurojmë, ne mund të sigurojmë që të zbatohet vlera jonë që Amerika është një vend që ofron mundësi të barabarta për të gjithë”.

Chu pasi ka përmendur se në shoqërinë amerikane ka shumë udhëheqës muslimanë që nga Muhammed Ali, Kerim Abdulcabbar e deri tek Ilhan Omar me origjinë somaleze dhe Rashida Tlaib me origjinë palestineze që janë gratë e para kongresiste muslimane në Kongresin e SHBA-së tha se “Përveç politikanëve dhe shkencëtarëve muslimanë ka edhe shumë figura të tjera të njohura si Mahershala Ali, fitues i çmimit Oscar me filmin (Green Book), është Sam Ismail krijuesi i serialit televiziv ‘’Mr. Robot‘ dhe komediani Hasan Minhaj”.

Projektligji në fjalë përgëzon kreativitetin, sukseset, inteligjencën dhe kontributet e amerikanëve muslimanë dhe tha se ata mund ta kalojnë projektligjin sepse demokratët fituan shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve pas zgjedhjeve të përkohshme të nëntorit të kaluar.

I paraqitur në Dhomën e Përfaqësuesve dhe i njohur si “H.Res. 276”, projektligji është mbështetur nga të paktën 15 anëtarë deri tani dhe numri i tyre është rritur.

Fillimisht, nëse projektligji i cili do të vlerësohet në nënkomitete përfshihet në axhendën e Asamblesë së Përgjithshme, do të paraqitet për votim dhe nëse pranohet, do të njihen zyrtarisht prania dhe kontributet e muslimanëve amerikanë në historinë dhe shoqërinë amerikane.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit