-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Dubai: Vitin e kaluar 2800 persona pranuan Islamin

Më të lexuarat

Vitin që e lamë pas, në Dubai, Fenë islame e kanë pranuar 2800 persona. Këta vijnë vijnë nga 91 vende të ndryshme të botës, çka është një rast i paprecedent në botë.

Nga 2800 personat që kanë pranuar Islamin, shumica janë gra, 2047, ndërsa 768 janë meshkuj, njoftoi Departamenti për çështje islame dhe humanitare në Dubai.

“Dubai është duke u bërë një fener i paqes dhe ekuilibrit fetarë, si dhe shembull i bashkëjetesës dhe tolerancës”, tha kryetari Departamentit Omar Al-Khateeb.

Ai tha se Dubai, personave të cilët u takojnë feve të tjera, u ofron programe të veçanta ku u shpjegohen mënyrat dhe mundësit se si dhe pse të kalojnë në Islam.

Kjo përfshin edhe botimet e shtypura dhe elektronike, ku në fokus është historia Islame dhe mesazhi global i Islamit.

Këto botime janë në dispozicion gati se në të gjitha ndërtesat, duke përfshirë edhe qendrat komerciale.

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit