3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Duan ta vrasin imamin nga Rahoveci vetëm pse ia kujtoi Ramushit sulmet ndaj muslimanëve

Më të lexuarat

Sot ndërroi jetë babai i Ramush Haradinajt. Megjithëse shumë njerëz shkruan telegrame ngushëllimi, dikush nuk harroi që në këtë ditë ti kujtojë Ramushit ato që dikur i thoshte për muslimanët dhe largimin e tij nga Islamin. Ai kërkoi nga hoxhallarët që mos ti marrin pjesë në varrim, si “ndëshkim” për deklaratat skandaloze që dikur kryeministri i Kosovës i bëri ndaj Islamit.
Por kjo si duket nuk u erdhi mirë shumë njerëzve dhe fanatikëve të Haradinajve. Përveç që e dënuan rastin, dikush morri ligjin në dorë duke i shkuar në shpi për ta sulmuar imamin e vetëshpallur sipas kryeimamit Bajgora. Këtë veprim kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi e ka përkrahur këtë veprim.

“Ndërkohë, Latifi deklaron se ka informacione nga bashkëfshatarët se Bedri Bytyqi është përzënë nga pozita e imamit të fshatit Fortesë. Pyetur nëse e ka njohur më herët imamin, Latifaj jep një përgjigje interesante.

“As që kam dëshirë me e njoftë. Mua më informuan që fshatarët e kanë përzënë nga fshati këtë person. Unë iu kërkojë organeve të shtetit që të merren me këtë rast”, thotë ai.

Disa persona që kanë postuar se e kanë kërkuar imamin për ta vrarë, e rrahur e përzënë nga fshati Fortesë. Edhe shumë komente të tjera kanë qenë kërcënime të hapura për kanosje dhe sulm. Më rrezik duhet të shihen komentet dhe shkrimet e këtyre personave se sa ajo që ka thënë ai imam.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit