1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Dronët Switchlade, çfarë janë armët kamikaze amerikane që janë dërguar në Ukrainë?

Më të lexuarat

Departamenti amerikan i Mbrojtjes është në proces të blerjes së dronëve “kamikazë” për Ukrainën, si pjesë e përpjekjes për ta ndihmuar këtë vend të luftojë kundër pushtuesit rus, shkruan euronews.

Pentagoni po negocion me kompaninë AeroVironment, për 10 dronë të tipit Switchblade 600, që janë të prodhuar enkas për shkatërrimin e dronëve, transmeton Telegrafi.

Megjithatë AeroVironment nuk i është përgjigjur menjëherë kërkesës për të dhënë ndonjë koment lidhur me këtë kontratë.

Më poshtë ju sjellim detaje të dronit “vrasës”, dhe çfarë dallimi mund të bëjë në luftën e Ukrainës.

Ekzistojnë dy versione të dronit kamikaz Switchblade: Switchblade 3400 dhe Switchblade 600. Në anën tjetër, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka konfirmuar në prill se Pentagoni do të dërgojë të dy variantet në Ukrainë.

Sipas Bloomberg, Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të dërguar të paktën 700 dronë Switchblade në Ukrainë dhe të paktën 100 prej tyre besohet se tashmë kanë arritur në Ukrainë.

Ata që tashmë po përdoren janë Switchblade 300, dron njëpërdorimësh që mund të futet brenda një çantë të shpinës që është dizajnuar për të sulmuar personelin ushtarak dhe mjetet e lehta ushtarake.

AeroVironment thotë se Switchblade 300 fluturon me shpejtësi prej 100 kilometra në orë dhe është i pajisur me kamera, sistem navigimi dhe ka lëndë shpërthyese që hedh në erë mjetet luftarake në momentin që ka kontakt fizik.

Mund të fluturojë deri në 15 minuta dhe të përshkojë mbi 10 kilometra para se të fillojë sulmin. Droni kamikaz përdorë sistemin GPS që jep koordinatat në kohë reale dhe i transmeton pamjet, deri në momentin që godet cakun.

Lansohet përmes një gypi dhe për shkak se nuk është i madh, operon pa problem në ajër, det dhe në platforma të ndryshme, që është pothuajse i “padukshëm” për radarët. E tërë pajisja – pra e mbushur me eksploziv, lansuesi dhe çanta transportuese peshon vetëm 2.5 kilogramë.

Për dallim nga shumica e armëve, Switchblade mund të anulojë misionin në çdo kohë dhe të nisë një mision tjetër – varësisht nga komanda që i jep urdhrat.

Versioni më i madh Switchblade 600 – që së shpejti pritet të arrijë në Ukrainë – mund të shkatërrojë mjetet e rënda të blinduara siç janë tanket dhe tërë operacionin mund ta përfundojë brenda 10 minutave, kanë bërë të ditur nga AeroVironment.

Ka një rreze veprimi prej 40 kilometrave dhe mund të qëndrojë në ajër për 40 minuta – megjithatë ka peshë shumë më të madhe, me tërë pajisjet përcjellëse peshon 55 kilogramë.

Operatori i dronit përdor një tablet me ekran të ndjeshëm në prekje, nga ku mund të lansojë apo gjuaj mbi cakun.

Forcat ukrainase tashmë po përdorin flotën e dronëve turq. Bëhet fjalë për Bayraktar TB2, që Turqia tashmë i ka shitur në shumë vende – përfshirë Azerbajxhanin, Libinë, Marokun dhe Etiopinë.

Këta dronë kanë luajtur një rol kyç dhe janë treguar të suksesshëm në luftën e Ukrainës që nga fillimi i pushtimit rus. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit